Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Oda e Mjekëve: Ilir Tolaj i bëri mjekët vrastarë, Prokuroria dhe Fakulteti i Mjekësisë të marrin masa

Lajme 26/08/2020
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Pleurat Sejdiu, kryetar i Odës së Mjekëve
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Oda e Mjekëve të Kosovës ka reaguar ashpër ndaj deklaratave të Ilir Tolajt, i cili tha se vdekjet nga Covid-19 po shkaktohen nga pakujdesia dhe sistemi joadekuat i mjekimit intensiv në spitalet e Kosovës.

Oda e Mjekëve ka thënë se këto deklarata të Tolajt vijnë në kohën kur mjekët në Kosovë po infektohen dhe po vdesin nga Covidi. OMK ka deklaruar se Tolaj me deklaratën e tij i ka baltosur mjekët dhe i ka bërë vrastarë duke ulur reputacionin e tyre në shoqëri, shkruan Gazeta Shneta.

“Është më se e lehtë që nga kolltuqet e studiove televizive, pa e kaluar asnjë ditë e orë të vetme për t’u ballafaquar me tmerrin e pasojave që po shkakton virusi, të flitet me lehtësi sugjeruese se çfarë duhet bërë. Mirëpo këtu nuk qëndron problemi, sepse krahas sugjerimeve dhe kritikave menaxhuese, kemi të bëjmë me akuza të rënda për veprim johumane që i vihen në barrë mjekëve dhe profesionistëve shëndetësorë”, thuhet në reagimin e OMK-së.

Oda e Mjekëve i ka bërë thirrje prokurorisë që të hetoj rastet nëse ka neglizhencë gjatë kujdesit ndaj pacientëve, por në rast se neglizhenca nuk vërtetohet, atëherë të merren masa ndaj deklarimeve publike të Ilir Tolajt.

“Poashtu bëjmë thirrje organeve punëdhënëse që të verifikojnë ligjshmërinë dhe aspektin etik të të punësuarve të vet, në këtë rast Fakultetit të Mjekësisë dhe Ministrisë së Shëndetësisë”, thuhet në reagimin e Odës.

Reagimin e plotë mund ta lexoni më poshtë. /Gazeta Shneta/

Artikulli paraprakHyn në fuqi Ligji për pandeminë, këto janë masat dhe gjobat për personat që nuk e respektojnë
Artikulli i rradhës Armend Zemaj viziton Mjekësinë e Punës, oftamologia ia bën një test të syve

Ju sugjerojmë

Shkelje të rënda të kushteve të punës, Inspektorati mbyll 6 kantiere ndërtimi në Fushë Kosovë dhe Prishtinë

22/07/2026 Lajme

Komunat kërkojnë ndihmë urgjente pas stuhisë: Dëmet mbi 1 milion euro në Suharekë, shtatë shkolla të dëmtuara në Malishevë

22/07/2026 Lajme

Mbi 30 të lënduar nga stuhia në Shkup, disa me lëndime më serioze

22/07/2026 Lajme

Zvicra nuk ndjek shembullin gjerman: vazhdon shitja e alkoolit në stacionet hekurudhore

22/07/2026 Lajme

“Microsoft” u ka mundësuar punëtorëve tri ditë pushim në javë, produktiviteti është rritur për 40%

22/07/2026 Lajme

Mbi 4,100 të infektuar nga shpërthimi i parazitit Ciklospora në ShBA

22/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.