Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

‘Armiku i padukshëm’: Studimi, tymi i cigares qëndron në dhomë deri në 9 vjet

Jetë 06/03/2025
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Koncepti i duhanpirjes është i njohur për të gjithë. Por ekzistojnë edhe forma të tjera si duhanpirja e dorës së dytë apo duhanpirja pasive, ku personi nuk pi duhan por qëndron pranë personave që e konsumojnë. Ndërsa duhanpirja e dorës së tretë (terciare) nënkupton substancat e dëmshme që mbeten në sipërfaqe, veshje, mobilje, perde pasi është konsumuar duhan në një ambient të mbyllur.

Ku qëndron problemi?

Ndryshe nga tymi që është i dukshëm, substancat e dëmshme që qëndrojnë në sipërfaqe pasi është konsumuar duhan nuk i shohim. Kjo e bën dhe me të rrezikshme sepse nuk mund ta shmangim.

Një studim ka zbuluar prezencë të lartë të këtyre substancave të dëmshme në shtëpinë e një personi që kishte 9 vjet që kishte lënë cigaren.

Universiteti i San Diegos dhe profesori George Matt, bashkëautor në këtë studim deklaron se prezenca e tymit të duhanit provon se ka mbetje të rrezikshme të duhanit në dhomë, edhe pse nuk mund të këtë aroma të pakëndshme në dhomë.

Studiuesi kryesor në këtë projekt, Dr Hugo Destelejs konfirmon se doza ditore e ekspozimit ndaj këtyre mbetjeve të dorës së tretë mund të jetë shumë e lartë sepse përveç thithjes së tymit, substancat mund të përthithen dhe nga lëkura. Nëpërmjet kontaktit të vazhdueshëm me lëkurën dhe gojën rriten mundësitë për një ekspozim kronik ndaj këtyre mbetjeve. Kjo është e dukshme shpeshherë dhe në pluhurin apo ngjyrën që marrin muret e dhomës

Si të pastrojmë një ambient nga mbetjet e rrezikshme?

Për të pastruar një shtëpi, restorant, hapësirë pune apo hapësirë tjetër, nga prania e tymit terciar, Dr. Rachel Rekord thekson se është më mirë të largoni mobiljet, dekorimet, perdet, tapetat dhe të gjitha orenditë e tjera të cilave mund t’u bashkëngjitet lehtësisht tymi. Kjo masë drastike propozohet sepse ajrosja, larja dhe pastrimi i dhomës nuk i largon këto substanca.

Pas këtyre ndryshimeve rrënjësore, pirja e duhanit nuk duhet lejuar në dhomë në menyrë që tymi të mos preki sërish këto sipërfaqe.

Për shumë duhanpirës, kjo mund të jetë shumë e vështirë, veçanërisht nëse personi ka një rutinë mëngjesi ku dëshiron të pijë kafe dhe cigare në ambientet e brëndshme të shtëpisë. Duke pasur parasysh se duhanpirësit pinë duhan kryesisht për shkak të nikotinës, shumë prej tyre mund të kalojnë në alternativa më pak të dëmshme si pajisjet pa tym që e ngrohin duhanin. Pajisje të tilla nuk prodhojnë tym duhani, por thjesht aerosol. Në këtë menyre tymi i duhanit që çlirohet nga djegia eleminohet plotësisht.. Gjithashtu, prania e substancave të dëmshme dhe potencialisht të dëmshme reduktohet deri në 95% sepse këto produkte çlirojnë aerosol në vend të tymit të duhanit. Aerosoli nuk mbetet në veshje, mobilje, mure dhe zhduket shumë shpejt.

Artikulli paraprakIlaçi për diabetin mund të ndihmojë në mbrojtjen e zemrës te pacientët me kancer
Artikulli i rradhës Shumë simptoma të menopauzës lidhen me rrezikun e rënies njohëse

Ju sugjerojmë

Mundësi punësimi për infermierë në Holandë

21/07/2026 Jetë

Anglia do të ndalojë shitjen e pijeve energjike për personat nën 16 vjeç

19/07/2026 Jetë

SHBA-të miratojnë një vaksinë të re kundër pneumokokut për fëmijët me rrezik të lartë

19/07/2026 Jetë

Mbi 70 punonjës shëndetësorë infektohen me Ebola gjatë përballjes me shpërthimin në Republikën Demokratike të Kongos

19/07/2026 Jetë

Pse mushkonjat pickojnë disa njerëz më shumë se të tjerët?

19/07/2026 Jetë

Ekspertët shpjegojnë si ndikon vapa ekstreme në organizmin e njeriut

19/07/2026 Jetë
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.