Në bazë të urdhëresës së Gjykatës është bërë kontrollimi i një klinike private në Prishtinë, me ç’rast lidhur me dyshimet për veprën e cekur janë arrestuar dy meshkuj dhe dy femra që të gjithë K-Shqiptarë.
Indeksonline raporton se si prova materiale janë konfiskuar: shtatë (7) dosje mjekësore, pesëqind (500) euro para të gatshme, njëzet (20) libra për shënime dhe katër (4) telefona mobilë.
Me vendim të prokurorit pas intervistimit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje. /GazetaShneta/