Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Arrestohet për herë të dytë pronari i poliklinikës “Avicena”, dyshohet se bleu një pajisje të vjedhur në Shkup

Lajme 17/11/2022
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Pronari i poliklinikës ‘Avicena’, Driton Shuki është arrestuar nga Policia e Kosovës, sipas njoftimit publik të Zyrës për Media.

Ai është arrestuar për dyshimet se ka bërë blerje/pranim të një pajisje të vjedhur nga persona që po dyshohen se kanë marrë tinëzisht pajisjen mjekësore në vlerë 45 mijë euro nga spitalet e Maqedonisë së Veriut.

Kjo është hera e dytë që arrestohet biznesmeni Driton Shuki për dyshime se kryen vepra penale që përfshijnë të dy shtetet: Kosovën e Maqedoninë e Veriut.

Lidhur me arrestimin e djeshëm, njoftimi i Policisë tregon edhe detajet se pse është ndërmarrë ky veprim.

“Arrestohet një person për blerje, pranim ose fshehje e sendeve të përfituara me kryerjen e veprës kriminale…Pas sekuestrimit të pajisjes ( e cila arrin vlerën rreth 45.000 euro) dhe përfundimit të procedurave të nevojshme policore, në koordinim me prokurorin e shtetit, ndaj personit të dyshuar:- D. Sh, mashkull 47 vjeç, blerje, pranim ose fshehje e sendeve të përfituara me kryerjen e veprës kriminale“, thuhet në njoftimin e Policisë.

Pas publikimit të artikullit, ka reaguar edhe biznesmeni Driton Shuki. Shuki tha për Insajderin se ai nuk është arrestuar por vetëm është intervistuar në cilësinë e dëshmitarit.

“Unë nuk jam arrestuar. Policia ka qenë këtu i ka marrë të dhënat dhe në njoftim kanë shkruar që kam qenë i arrestuar. Policia ka bërë gabim lidhur me njoftimin. Kam reaguar tek Baki Kelani lidhur me këtë dhe i kam dërguar një sqarim. Nuk e kemi ditë që pajisja ka qenë e vjedhur. Dikush është duke tentuar të ma prish imazhin“, ka thënë Shuki.

Testet Covid- Arsyeja pse ishte arrestuar Shuki herën e parë

Biznesmeni Driton Shuki, herën e parë ishte arrestuar në vitin 2020 për testet Covid 19. Shuki ishte arrestuar nga Policia e Kosovës në pikën kufitare në Han të Elezit nën dyshimin se ka bartur mostra dhe rezultate të testeve.

Gjatë kontrollit të tij, Policia e Kosovës i pati gjetur një listë me emrat e 50 qytetarëve ku figuronin edhe rezultatet e testeve për COVID-19.

Laboratori “Avicena KS” në lagjen Arbëria (ish-Dragodan) në Prishtinë kishte marrë mostrat e qytetarëve të Kosovës dhe i ka dërguar në Maqedoni, për të kryer testime.

Një numër i madh i qytetarëve rrëfyen se si kishin paguar nga 50 deri në 120 euro për teste, me të cilat nuk janë lejuar të kalojnë kufirin me Maqedoninë e Veriut e as me Malin e Zi.

Këto teste ishin kryer vetëm në Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike (IKSHPK).

Ministria e Shëndetësisë më pas kishte licensuar 29 institucione private për të kryer teste për COVID-19 por jo edhe poliklinikën “Avicena KS”. / Gazeta Insajderi/

Artikulli paraprakParashikimi i motit për ditën e enjte, mot i vranët dhe me shi
Artikulli i rradhës Reporteri: Driton Shuki u arrestua pasi bleu për 10 mijë euro pajisjen e vjedhur në një spital të Shkupit

Ju sugjerojmë

Katër të lënduar nga përplasja e veturës me motoçikletë në Istog

22/07/2026 Lajme

Testi i drogës, Kadrijaj: Ka politikanë që e përdorin, shihen prej sjelljeve

22/07/2026 Lajme

Delegacionet nga Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi vizitojnë Kosovën për të mësuar modelin e Programit për Ndërhyrjen në Fëmijërinë e Hershme

22/07/2026 Lajme

Punësohen 25 anesteziologë të rinj, zbutet mbingarkesa në spitale

22/07/2026 Lajme

Shkelje të rënda të kushteve të punës, Inspektorati mbyll 6 kantiere ndërtimi në Fushë Kosovë dhe Prishtinë

22/07/2026 Lajme

Komunat kërkojnë ndihmë urgjente pas stuhisë: Dëmet mbi 1 milion euro në Suharekë, shtatë shkolla të dëmtuara në Malishevë

22/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.