Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Arritja e rezistencës imunitare karshi koronavirusit, krahasuar me strategjinë e Suedisë

Lajme 17/10/2020
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Muaj përpjekje, për të kufizuar përhapjen e koronavirusit në Shtetet e Bashkuara, rezistenca e imuniteti është shfaqur si një temë e diskutueshme.

Shumë ekspertë paralajmërojnë se ideja për të lejuar koronavirusin e ri të qarkullojë lirshëm – e njohur gjithashtu si një qasje e “rezistencës  imunitare” – është e rrezikshme shkruan CNN, përcjell Gazeta Shneta.

Drejtori i Përgjithshëm i Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH-ja), Tedros Adhanom Ghebreyesus madje e ka quajtur atë “jo etike”.

“Lejimi i një virusi të rrezikshëm që nuk e kuptojmë ende plotësisht efektet e tij, për të qëndruar i lirshëm është thjesht jo etike,” tha Tedros gjatë një konferencë të hënën. “Nuk është një opsion”.

Tedros shpjegoi se rezistenca imunitare është një “koncept i përdorur për vaksinimin”, jo për kontroll pandemik.

“Asnjëherë në historinë e shëndetit publik rezistenca në fjalë nuk është përdorur si një strategji për t’iu përgjigjur një shpërthimi, e lëre më një pandemie”.

“Lënia e virusit të qarkullojë i pakontrolluar, do të thotë të lejosh infeksione të panevojshme, vuajtje dhe vdekje” përfundoi ai.

Një qasje e tillë – e ngjashme me atë që u tha ndodhi në Suedi, që do të nënkuptojë se shumë njerëz në të gjithë vendin do të duhej të sëmureshin me koronavirusin në mënyrë që të krijonin një imunitet natyror nëpër komunitete.

Rreth 2 milion amerikanë mund të vdesin në përpjekjen për të arritur imunitetin e plotë ndaj rezistencës së koronavirusit, tha në fund të gushtit Dr. Leana Wen, mjeke e urgjencës dhe analiste mjekësor e CNN.

Suedia, një nga shtetet që ka injoruar masat e OBSH’së

Ndryshe nga shumica e vendeve, Suedia nuk shkoi në një bllokim total, kur pandemia u përhap në të gjithë Evropën në fillim të pranverës.

Në vend të kësaj, u theksua përgjegjësia personale, me shumicën e lokaleve, shkollave, restoranteve dhe salloneve të hapura.

Përkundër qasjes më të relaksuar, vetëm 7.3% e njerëzve në Stokholm kishin zhvilluar antitrupat e nevojshëm për të luftuar sëmundjen deri në fund të prillit, vlerë kjo shumë e ulët karshi asaj të nevojshme me 70-90% për imunitetin e plotë të rezistencës karshi virusit. /Gazeta Shneta/

 

Artikulli paraprakMënyra për të qëndruar të shëndetshëm gjatë kohës së bashkëdyzimit koronavirus dhe gripi sezonal
Artikulli i rradhës Përgatitjet psiqike për zhvillimin dhe mbarëvajtjen e shtatzënisë si dhe pritjen e ëmbël të bebit

Ju sugjerojmë

Katër të lënduar nga përplasja e veturës me motoçikletë në Istog

22/07/2026 Lajme

Testi i drogës, Kadrijaj: Ka politikanë që e përdorin, shihen prej sjelljeve

22/07/2026 Lajme

Delegacionet nga Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi vizitojnë Kosovën për të mësuar modelin e Programit për Ndërhyrjen në Fëmijërinë e Hershme

22/07/2026 Lajme

Punësohen 25 anesteziologë të rinj, zbutet mbingarkesa në spitale

22/07/2026 Lajme

Shkelje të rënda të kushteve të punës, Inspektorati mbyll 6 kantiere ndërtimi në Fushë Kosovë dhe Prishtinë

22/07/2026 Lajme

Komunat kërkojnë ndihmë urgjente pas stuhisë: Dëmet mbi 1 milion euro në Suharekë, shtatë shkolla të dëmtuara në Malishevë

22/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.