Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Arsyet pse duhet ta dërgoni beben në plazh

Jetë 24/07/2018
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Është koha e verës, nxehtit dhe pushimeve që zakonisht duam t’i kalojmë në ndonjë bregdet.

E prindërit e rinj gjithmonë pyeten nëse mund të shkojnë në plazh me një bebe, pasi frikësohen nga temperaturat e larta.

Ju mund ta merrni beben në plazh, e këto janë disa arsye pse është mirë që bebet të shkojnë

Ai do të eksplorojë struktura të reja

Kjo do të jetë shumë e rëndësishme sepse favorizon zhvillimin e aftësive motorike të fëmijës, e bën atë të njihet me botën si edhe kontribuon në zhvillimin gjuhësor. Fëmija zhvillohet pikërisht nga shqisa e të prekurit, uji, rëra e ngrohtë dhe e ftohtë, era etj.

Fëmijët do të ndihen më të qetë

Zhurma e detit është një prej “zhurmave të bardha” që e ndihmon fëmijën të qetësohet dhe të flejë më mirë. Kjo ndodh sepse fëmijës i kujtohet zhurma që dëgjonte ndërsa ishte brenda barkut të nënës.

Ata bien në dashuri me natyrën

Plazhi do t’i bëjë ata ta dashurojnë natyrën, e cila do të jetë një oaz mirëqënie për shëndetin e tyre. Duke shëtitur në natyrë ata do të kenë më pak shanse për t’u prekur nga obeziteti si edhe do të kenë zakone më të mira së të jetuarit.

Ata marrin frymë në ajër me kripë dhe lahen në ujë me kripë

Kripa është një prej kurave më natyrale për të trajtuar shumë probleme, duke filluar nga hunda e bllokuar dhe deri tek ekzemat në lëkurë. Ndërsa uji i oqeanit përmban magnez si edhe kripa e tij ndihmon në reduktimin e irritimeve të lëkurës.

Fëmija juaj merr rreze dielli

Fëmijët nën 6 muajsh duhet të qëndrojnë nën hije dhe të mbrohen me çdo kusht nga rrezet e drejtpërdrejta të diellit. Më pas rrezet e drejtpërdrejta janë shumë të rëndësishme për të prodhuar sasinë e nevojshme të vitaminës D. 5-10 minuta në ditë do të ishin të mjaftueshme, dhe nëse fëmija juaj ka një lëkurë me tonalitet më të errët do të ketë nevojë për më shumë rreze.

Ata kënaqen në det

Ata nuk mërziten asnjëherë në plazh, edhe nëse i çoni shpesh. Gjithmonë do të gjejnë mënyra të reja për të eksploruar botën dhe për të fituar aftësi të reja.

Fëmija fiton aftësinë e të ndierit i mrekulluar nga diçka

Kjo aftësi është shumë e rëndësishme dhe mund të fitohet falë eksperiencave. Do të shërbejë si një motivues i mirë përgjatë gjithë jetës.

Ata mund të kthejnë plazhin në një vend “nudistësh”

Dhe kur t’i shikoni edhe ju vetë do t’i adhuroni!/pernenat

Artikulli paraprakReperi i njohur shqiptar është bërë baba për herë të parë, ky është emri shqiptar që i ka vënë bebes
Artikulli i rradhës Sëmundjet e rrezikshme që shkakton qëndrimi i tepërt në diell

Ju sugjerojmë

Mundësi punësimi për infermierë në Holandë

21/07/2026 Jetë

Anglia do të ndalojë shitjen e pijeve energjike për personat nën 16 vjeç

19/07/2026 Jetë

SHBA-të miratojnë një vaksinë të re kundër pneumokokut për fëmijët me rrezik të lartë

19/07/2026 Jetë

Mbi 70 punonjës shëndetësorë infektohen me Ebola gjatë përballjes me shpërthimin në Republikën Demokratike të Kongos

19/07/2026 Jetë

Pse mushkonjat pickojnë disa njerëz më shumë se të tjerët?

19/07/2026 Jetë

Ekspertët shpjegojnë si ndikon vapa ekstreme në organizmin e njeriut

19/07/2026 Jetë
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.