Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Arsyjet më të shpeshta të paraqitjes së infertilitetit në mesin e meshkujve, trajtimi i gjendjes

Jetë 05/03/2022
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Për meshkujt, faktorët që janë të rëndësishëm për fertilitetin përfshijnë vëllimin e spermës, përqendrimin e spermës, lëvizjen e spermës dhe formën e spermës.

Nëse cilësia e spermës është e ulët, për shembull shpejtësia e lëvizjes është e ulët ose forma është jonormale, mund të ndodhë të paraqitet gjendja e infertilitetit, shkruan Pregnancy Info përcjell Gazeta Shneta.

Sperma gjithashtu mund të mungojë, shpesh për shkak të bllokimit ose mungesës së ‘vas deferens’ – tubi që bart spermën nga testikujt në uretrën.

Çfarë e shkakton infertilitetin mashkullor?

Disa arsye që një mashkull mund të ketë probleme me fertilitetin përfshijnë:

– Një histori e infeksioneve seksualisht të transmetueshme;

– Trajtimet e kaluara mbi kancerin;

Për të mësuar më shumë rreth komplikimeve të shtatzënisë KLIKO KËTU.

– Disa sëmundje kronike dhe trajtimet e tyre (për shembull, diabeti);

– Përdorimi i duhanit dhe alkoolit;

– Të qenit nënpeshë ose mbipeshë;

– Një dëmtim i testikujve;

– Shkaqet gjenetike;

– Ekspozimi ndaj toksinave të caktuara mjedisore ose profesionale.

A ka trajtim për infertilitetin mashkullor?

Hapat fillestarë të trajtimit mjekësor do të përfshijnë analizën e spermës dhe ndoshta testimin gjenetik.

Ofruesi juaj i kujdesit shëndetësor, mund të rekomandojë një formë të teknologjisë riprodhuese të asistuar. Kjo mund të përfshijë inseminim artificial ose intrauterin (sperma futet në vaginë ose qafën e mitrës së gruas, ose spermatozoidet futen në mitër përmes një kateteri), fekondimin in vitro (duke sjellë spermën dhe vezën së bashku jashtë trupit) ose stimulimin ovarian. /Gazeta Shneta/

Artikulli paraprakKur është koha e duhur për të pasur një fëmijë, fertiliteti në raport me moshën e nënës
Artikulli i rradhës Pap testi në shtatzëni: Kjo është koha më e mirë për të realizuar një marrje të mostrës

Ju sugjerojmë

Mundësi punësimi për infermierë në Holandë

21/07/2026 Jetë

Anglia do të ndalojë shitjen e pijeve energjike për personat nën 16 vjeç

19/07/2026 Jetë

SHBA-të miratojnë një vaksinë të re kundër pneumokokut për fëmijët me rrezik të lartë

19/07/2026 Jetë

Mbi 70 punonjës shëndetësorë infektohen me Ebola gjatë përballjes me shpërthimin në Republikën Demokratike të Kongos

19/07/2026 Jetë

Pse mushkonjat pickojnë disa njerëz më shumë se të tjerët?

19/07/2026 Jetë

Ekspertët shpjegojnë si ndikon vapa ekstreme në organizmin e njeriut

19/07/2026 Jetë
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.