Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Asamblisti i Dragashit sulmon fizikisht mjeken Besa Kolloni në qendrën e vaksinimit

Lajme 24/06/2021
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Mjekja Besa Kolloni është sulmuar fizikisht në qendrën e vaksinimit në Dragash, nga një asamblist i komunës së Dragashit bashkë me babanë e tij.

Sipas një reagimi të publikuar nga një grup i specializantëve në Facebook, thuhet se specializantja e gjinekologjisë Dr. Besa Kolloni, është sulmuar nga dy persona, babë e bir, gjatë kohës së saj të pauzës në qendrën e vaksinimit, shkruan Gazeta Shneta.

Sipas këtij reagimi, sulmuesi kishte kërkuar të vaksinohej ndonëse nuk i ishte caktuar termin sipas kritereve të planit të vaksinimit nga Ministria e Shëndetësisë. Pas refuzimit të vaksinimit ka ndodhur edhe sulmi fizik.

Përkundër sulmit fizik, i njëjti në fund është vaksinuar nga kjo qendër.

Lexoni reagimin e plotë:

Në emër të specializantëve të Gjinekologjisë dhe emrin tim personal shprehi indinjaten tonë ndaj sulmit verbal e fizik drejtuar koleges sonë Dr.Besa Kolloni, nga L.R dhe djali i tij G.R asambleist i KK Dragash, në vendin e punës gjatë kohës së saj të pauzës. Kur Dr. Besa ka lënë anash ngritjen e saj profesionale për të ndihmuar në vaksinimin e popullates në komunën e Dragashit, asaj nuk i është ofruar as siguria minimale fizike e intelektuale gjatë ofrimit të shërbimeve.

Përtej kësaj është e dhimbshme dhe tragji-komike që personat përgjegjes për vaksinim në atë qendër i mundesojnë një personi të tillë marrjen e vaksinës pas sulmit sikur të mos kishte ndodhur asgjë.

Kërkojmë përkrahje institucionale e popullore, në kohën kur ka numër të limituar të vaksinave, është e turpshme ti mundësohet vaksinimi kujdoqoftë, pamarrëparasyshë kapajdallëkun e pozitat politike që ai bartë.

Derisa ne si grup do të përkrahim edhe privatisht Dr Besën pergjatë procesit ligjor që tashmë është inicuar, kërkojmë nga institucionet përgjegjese si Ministria e Shëndetësisë, Ministra Punëve të Brendshme, Oda e Mjekëve dhe tjera relevante, të ndërmarrin masat e duhura për këtë rast dhe hapa konkret drejt mos përsëritjes së rasteve të ngjashme.

Artikulli paraprakNë Klinikën e ORL-së, vendosen Implantet Kokleare tek dy pacientë
Artikulli i rradhës Vitia shkarkon Bordin për Specializime, emëron anëtarët e rinj me kryesues Edmond Halitin

Ju sugjerojmë

Katër të lënduar nga përplasja e veturës me motoçikletë në Istog

22/07/2026 Lajme

Testi i drogës, Kadrijaj: Ka politikanë që e përdorin, shihen prej sjelljeve

22/07/2026 Lajme

Delegacionet nga Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi vizitojnë Kosovën për të mësuar modelin e Programit për Ndërhyrjen në Fëmijërinë e Hershme

22/07/2026 Lajme

Punësohen 25 anesteziologë të rinj, zbutet mbingarkesa në spitale

22/07/2026 Lajme

Shkelje të rënda të kushteve të punës, Inspektorati mbyll 6 kantiere ndërtimi në Fushë Kosovë dhe Prishtinë

22/07/2026 Lajme

Komunat kërkojnë ndihmë urgjente pas stuhisë: Dëmet mbi 1 milion euro në Suharekë, shtatë shkolla të dëmtuara në Malishevë

22/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.