Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Vitia shkarkon Bordin për Specializime, emëron anëtarët e rinj me kryesues Edmond Halitin

Lajme 25/06/2021
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Ministri i Shëndetësisë Arben Vitia ka shkarkuar anëtarët e Bordit Qendror për Shkollim Specialistik.

Anëtarët e emëruar nga ish-ministri Armend Zemaj në korrik të vitit të kaluar, janë zëvendësuar me profesionistë të tjerë, shkruan Gazeta Shneta.

Bordi qendror për shkollim specialistik do të kryesohet nga kryetari i ri, kardiologu Edmond Haliti, ndërsa anëtarët tjerë janë: Driton Vela, Blerim Myftiu, Zana Sllamniku, Rozafë Koliqi, Pranvera Zejnullahu, Ilire Bunjaku, Mentor Bislimi dhe Arsim Kurti.

Rozafë Koliqi ka qenë anëtare e këtij Bordi edhe në përbërjen e kaluar por kishte dhënë dorëheqje për shkak të pakënaqësive para shpalljes së konkursit për specializime.

Anëtarë të tjerë të përbërjes së kaluar të Bordit kanë qenë: kryesues Labinot Shahini dhe anëtarët, Milazim Gjocaj, Gloria Staka, Serbeze Kabashi, Bedri Braha, Albiona Rashiti, Albana Morina, Florije Rexhepi dhe Fahrije Merovci.

Ky Bord u kritikua për shpalljen e specializimeve të paplanifikuara dhe mbingarkesën e klinikave me numër të madh të specializantëve të rinj. /Gazeta Shneta/

Artikulli paraprakAsamblisti i Dragashit sulmon fizikisht mjeken Besa Kolloni në qendrën e vaksinimit
Artikulli i rradhës Rezultatet e fundit: Plus shtatë raste të reja me Covid dhe asnjë viktimë në 24 orët e fundit

Ju sugjerojmë

Katër të lënduar nga përplasja e veturës me motoçikletë në Istog

22/07/2026 Lajme

Testi i drogës, Kadrijaj: Ka politikanë që e përdorin, shihen prej sjelljeve

22/07/2026 Lajme

Delegacionet nga Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi vizitojnë Kosovën për të mësuar modelin e Programit për Ndërhyrjen në Fëmijërinë e Hershme

22/07/2026 Lajme

Punësohen 25 anesteziologë të rinj, zbutet mbingarkesa në spitale

22/07/2026 Lajme

Shkelje të rënda të kushteve të punës, Inspektorati mbyll 6 kantiere ndërtimi në Fushë Kosovë dhe Prishtinë

22/07/2026 Lajme

Komunat kërkojnë ndihmë urgjente pas stuhisë: Dëmet mbi 1 milion euro në Suharekë, shtatë shkolla të dëmtuara në Malishevë

22/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.