Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

ASD Peja shpërblehet me mirënjohje nga Fondacioni Botëror i Diabetit për pjesëmarrje në Kampanjën Globale të Ecjes për Diabetin

Lajme 02/12/2025
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Asociacioni i të Sëmurëve me Diabet në Pejë (ASD Peja) ka njoftuar se këtë vit është shpërblyer sërish me mirënjohje nga Fondacioni Botëror i Diabetit (WDF), për kontributin e vazhdueshëm në “Kampanjën Globale të Ecjes për Diabetin”, aktivitet ky që zhvillohet çdo vit në kuadër të shënimit të Ditës Botërore të Diabetit më 14 nëntor.

ASD Pejë, ka bërë të ditur se edhe këtë vit është nderuar me mirënjohje nga Fondacioni Botëror i Diabetit në shenjë vlerësimi për kontributin e vazhdueshëm në “Kampanjën Globale të Ecjes për Diabetin”.

Fondacioni Botëror i Diabetit organizon këtë fushatë globale për të ngritur ndërgjegjësimin rreth diabetit dhe rëndësisë së stilit të shëndetshëm të jetesës. Në kuadër të kësaj, organizata të shumta të diabetit nga mbarë bota mobilizojnë qytetarë dhe aktivistë për të marrë pjesë në ecje simbolike dhe aktivitete ndërgjegjësuese.

Që nga viti 2004, kjo kampanjë synon të rrisë vetëdijen për diabetin dhe të promovojë aktivitetin fizik – veçanërisht ecjen si një mënyrë të thjeshtë dhe pa kosto për parandalimin ose menaxhimin e diabetit.

Kosova, përmes shoqatës ASD Pejë, është pjesë e kësaj fushate tash e pesë vite rresht, duke kontribuar me organizimin e ecjeve të koordinuara dhe aktiviteteve informative për komunitetin.

Si rezultat i angazhimit dhe pjesëmarrjes së rregullt, WDF ka vlerësuar ASD Pejë, me një mirënjohje për vitin 2025, duke e cilësuar si një kontribuese të rëndësishme të kësaj nisme globale.

ASD Peja ka falënderuar të gjithë qytetarët, vullnetarët dhe aktivistët që janë bërë pjesë e këtij aktiviteti ndër vite, duke theksuar se angazhimi i tyre mbetet kyç për promovimin e një jetese të shëndetshme dhe rritjen e vetëdijes për menaxhimin e diabetit. /Gazeta Shneta/

Artikulli paraprakTakohen kryetarët e Odave të Profesionistëve Shëndetësorë, diskutuan për objektin e ri dhe dixhitalizimin
Artikulli i rradhës KQZ ende s’i ka marrë paratë nga Qeveria për zgjedhjet e 28 dhjetorit

Ju sugjerojmë

IKD: Ngërçi politik po rrezikon funksionimin e institucioneve të pavarura

21/07/2026 Lajme

Peticion me 110 mijë nënshkrime kërkon gjashtë muaj pushim të lehonisë në Zvicër

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Arratiset një person i ndaluar gjatë trajtimit mjekësor në Suharekë

21/07/2026 Lajme

Time Kadrijaj i bashkohet sfidës së Burim Ramadanit, e kryen narko-testin

21/07/2026 Lajme

U dërgua në gjendje të rëndë në spital pas zhytjes, vdes turistja 30-vjeçare në Vlorë

21/07/2026 Lajme

IHMK: Pasdite mund të ketë stuhi afatshkurtra, rrebeshe dhe mundësi breshëri

21/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.