Asdreni 2-vjeçar i prekur nga Leukemia ka nevojë për ndihmë

2017-02-28 në ora 19:12

Asdren Krasniqi, 2 vjeç, nga Gjakova është diagnostifikuar me Leukemi dhe i duhet urgjentisht shërimi jashtë vendit.

Për këtë shërim atij i nevojiten rreth 160,000 Euro, të cilat janë të papërballueshme për familjen, andaj i duhet ndihma jonë.

Mos ta lejojmë që kjo sëmundje të na merr nga duart një lule të re!

Për të gjithë ata që kanë mundësi ti ndihmojnë, numri kontaktues është (+386) 49 434 160 (Agim Krasniqi – babai i Asdrenit).

Apo, përmes xhirollogarisë në Bankën Ekonomike: XK05 1401000013035912.