Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Sa janë të dobishme ushtrimet aerobe pas intervenimit në zemër?

Jetë 28/02/2017
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Sëmundjet kardiovaskulare janë shkaktari kryesor i vdekshmërisë në shumicën e vendeve të botës si në vendet e zhvilluara ashtu edhe në ato në zhvillim e sipër. Sipas publikimeve nga Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik edhe në Kosovë këto sëmundje së bashku më sëmundjet e ndërlidhura më sistemet e respiratore janë shkaktarët kryesor të vdekshmërisë.

Përmirësimi i fitnesit fizik i arritur përmes ushtrimeve aerobike të rregullta të çfarëdo intensiteti, zvogëlon frekuencën kardiake dhe tensionin në qetësi. Kështu, puna e zemrës reduktohet dhe simptomat angjinale mund të lehtësohen.

Ushtrimet e rregullta gjithashtu përmirësojnë funksionimin muskulor dhe e rrisin aftësinë e zemrës së pacientit për të marrë më shumë oksigjen. Kësaj zakonisht i referohemi si marrja maksimale e oksigjenit ose kapaciteti aerob. Me rritjen e kapacitetit të trupit për të transportuar dhe dorëzuar oksigjen, pacienti ka më shumë energji dhe e ndjen më pak lodhjen.

Ky benefit është i rëndësishëm për pacientët më sëmundje të zemrës, fitnesi aerob i të cilëve është zakonisht më i ulët sesa i adultëve të shëndetshëm të moshës së njëjtë. Për më tepër, përmirësimet më të mëdha ndodhin tek ata të cilët janë më së paku fit, shkruan Express.

Studiuesit kanë zbuluar se një aktivitet i caktuar kërkon një furnizim relativisht konstant me energji. Pacientët të cilët nuk kanë kapacitet të mirë aerob duhet të punojnë në limitin maksimal të kapacitetit aerob të tyre, për të kryer një aktivitet me intensitet të moderuar si p.sh.puna në kopsht ose shëtitja.

Në anën tjetër, pacientët me fitnes të mirë aerob mund të konsumojnë afërsisht sasinë e njëjtë të oksigjenit për të njëjtat aktivitete por përderisa ata kanë kapacitet më të lartë, ata do ti kryejnë këto detyra në nivele përqindjeje më të ulëta të maksimumit të tyre me më pak lodhje.

Pacientët të cilët ushtrojnë rregullisht raportojnë vetëbesim më të madh, posaçërisht në kryerjen e detyrave të ndryshme; ndjenjë më të mirë të mirëqenies, më pak simptoma depresioni, stresi, ankthi dhe izolimi social.Veç kësaj, pacientët të cilët i nënshtrohen një regjimi të ushtrimeve pas intervenimit në zemër tregojnë shkallë më të ulët të vdekshmërisë prej 20 deri në 25%.

Sa është e mjaftueshme të ushtrojmë

Efektet më konsistente duket të shfaqen kur ushtrimet bëhen së paku tre herë në javë për 12 ose më shumë javë.

Ushtrimet më të shpeshta sesa kaq mund të rezultojnë në përmirësime më të mëdha. Sido që të jetë, nëse programi i ushtrimeve nuk është i vazhdueshëm dhe i rregullt, atëherë benefitet zhduken brenda pak javësh. Kohëzgjatja e ushtrimeve aerobe duhet të jetë së paku 30 minuta të vazhdueshme ose tre herë nga 10 minuta të grumbulluara gjatë ditës, me një intensitet prej 70 deri 85% të frekuencës kardiake maksimale.

Sidoqoftë, vlera e përshkruar e zemrës duhet të jetë 10 osë më shumë të rrahura nën çfarëdo intensiteti i cili shkakton shenja ose simptoma të çrregullta. Përfundimisht, intensiteti i punës duhet të aprovohet nga mjeku juaj në mënyrë që të evitohen problemet eventuale.

Artikulli paraprakAsdreni 2-vjeçar i prekur nga Leukemia ka nevojë për ndihmë
Artikulli i rradhës Ekipet mjekësore do t’i edukojnë nxënësit për shëndetin

Ju sugjerojmë

Mundësi punësimi për infermierë në Holandë

21/07/2026 Jetë

Anglia do të ndalojë shitjen e pijeve energjike për personat nën 16 vjeç

19/07/2026 Jetë

SHBA-të miratojnë një vaksinë të re kundër pneumokokut për fëmijët me rrezik të lartë

19/07/2026 Jetë

Mbi 70 punonjës shëndetësorë infektohen me Ebola gjatë përballjes me shpërthimin në Republikën Demokratike të Kongos

19/07/2026 Jetë

Pse mushkonjat pickojnë disa njerëz më shumë se të tjerët?

19/07/2026 Jetë

Ekspertët shpjegojnë si ndikon vapa ekstreme në organizmin e njeriut

19/07/2026 Jetë
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.