Është ndër këngëtaret më të suksesshme me zërin më unik. Ka një karrierë të bujshme të cilën po vazhdon dita ditës ta rritë edhe më shumë.
Talenti i saj lindi që në vegjëli, e që sigurisht se do të përmallohet shumë kur t’i sheh fotografitë e saj. Bëhet fjalë për të madhen Aurela Gaçen, e cila sipas fotografive që vijojnë, shihet se është një këngëtare e lindur, shkruan Syri.net.
Në jetën e saj nuk i ka munguar suksesi asnjëherë, duke pasur një bagazh të madh të këngëve me të cilat ka pushtuar skenën.
Fotografitë e mëposhtme e paraqesin atë në moshë të hershme dhe shumë më ndryshe nga se është tash.