Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

“Asnjë lidhje”: Shkencëtarët kundërshtojnë Trumpin rreth pretendimit për lidhjen mes paracetamolit dhe autizmit

Lajme 23/09/2025
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Komuniteti shkencor ndërkombëtar ka hedhur poshtë pretendimet se përdorimi i paracetamolit gjatë shtatzënisë lidhet me autizmin. Administrata e ish-presidentit Donald Trump pritej të shpallte një “zbulim” në këtë drejtim, duke shkaktuar reagime të menjëhershme nga ekspertët rreth shëndetit të fëmijëve.

Trump deklaroi gjatë fundjavës: “Mendoj se gjetëm një përgjigje për autizmin”, duke iu referuar përdorimit të paracetamolit nga gratë shtatzëna. Megjithatë, shkencëtarët theksojnë se nuk ka asnjë provë të tillë. “Jam jashtëzakonisht e sigurt se nuk ekziston ndonjë lidhje mes paracetamolit dhe autizmit,” tha Dr. Monique Botha nga Universiteti i Durhamit.

Një studim i gjerë suedez mbi 2.5 milionë fëmijë gjatë 24 viteve nuk gjeti asnjë lidhje mes përdorimit të paracetamolit dhe rrezikut të autizmit, vonesave intelektuale apo çrregullimit të deficitit të vëmendjes (ADHD), shkruan Euronews Health transmeton Gazeta Shneta.

Sipas ekspertëve, autizmi lidhet me kombinimin e faktorëve gjenetikë dhe mjedisorë, si mosha e prindërve, ndotja e ajrit gjatë shtatzënisë apo mungesa e oksigjenit gjatë lindjes.

Grupet e avokimit si “Autism Speaks”, theksojnë se rritja e diagnozave sot lidhet më shumë me vetëdijen, metodat e përmirësuara të kontrollit dhe kriteret diagnostike të zgjeruara.

Mjekët paralajmërojnë se këshillat për të shmangur paracetamolin mund të jenë të rrezikshme, pasi ky ilaç ndihmon në uljen e temperaturës së lartë gjatë shtatzënisë – vetë një faktor rreziku për zhvillimin e çrregullimeve neurologjike. Për më tepër, sipas Botha, deklaratat e tilla rrezikojnë të stigmatizojnë nënat dhe familjet e fëmijëve autikë. /Gazeta Shneta/

Artikulli paraprakKurti e Vitia e përurojnë Poliklinikën Specialistike në Podujevë me vlerë 2.4 milionë Euro
Artikulli i rradhës QKUK: Operacione të rralla gjinekologjike kryhen për herë të parë në Kosovë

Ju sugjerojmë

Katër të lënduar nga përplasja e veturës me motoçikletë në Istog

22/07/2026 Lajme

Testi i drogës, Kadrijaj: Ka politikanë që e përdorin, shihen prej sjelljeve

22/07/2026 Lajme

Delegacionet nga Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi vizitojnë Kosovën për të mësuar modelin e Programit për Ndërhyrjen në Fëmijërinë e Hershme

22/07/2026 Lajme

Punësohen 25 anesteziologë të rinj, zbutet mbingarkesa në spitale

22/07/2026 Lajme

Shkelje të rënda të kushteve të punës, Inspektorati mbyll 6 kantiere ndërtimi në Fushë Kosovë dhe Prishtinë

22/07/2026 Lajme

Komunat kërkojnë ndihmë urgjente pas stuhisë: Dëmet mbi 1 milion euro në Suharekë, shtatë shkolla të dëmtuara në Malishevë

22/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.