Ministria e Shëndetësisë (MSh) ka njoftuar se nga 1,557 testime të kryera janë konfirmuar 16 raste pozitive me Covid-19.
Fatmirësisht, në 24 orët e fundit nuk është raportuar asnjë rast i vdekjes nga Covid-19 shkruan Gazeta Shneta.
Në anën tjetër, 16 qytetarë e kanë mposhtur virusin, kurse numri i rasteve aktive ka rënë në 428.
Mes tjerash, MSh-ja ka bërë të ditur se përgjatë kësaj periudhe janë administruar 4,597 doza të vaksinës anti covid./Gazeta Shneta/




