Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se nga 1,619 testime të kryera janë konfirmuar 14 raste pozitive me Covid-19.
Në 24 orët e fundit nuk është raportuar asnjë rast i vdekjes nga Covid-19 shkruan Gazeta Shneta.
Në anën tjetër, 17 pacientë e kanë mposhtuar Covid-19, kurse aktualisht numri i rasteve aktive është 440.
Mes tjerash, MSh-ja ka bërë të ditur se përgjatë kësaj periudhe janë administruar 2,646 doza të vaksinës anti covid./Gazeta Shneta/