Në vitet e para të jetës së djalit tënd, derisa lëkura është shumë e ndieshme thjesht mund ta pastroni pjesën e jashtme.
Disa nga prindërit ju ofrojnë këshilla prindërve të rinj që t’i lani penisin e bebes, vetëm atë çfarë ju shihni, shkruan BabyCenter, transmeton Gazeta Shneta.
Sidomos kur djali nuk është bërë ‘synet’, atëherë duhet të keni më shumë kujdes, për shkak se tërheqja më e vogël mund të shkaktojë gjakderdhje.
Qelizat e vdekura të lëkurës grumbullohen nën lëkurë duke krijuar një substancë të bardhë, prandaj këtë duhet t’ja pastroni, në mënyrë që të parandaloni infeksionin.
Telefononi mjekun tuaj nëse:
-Vëreni se urina po del vetëm në një rrjedhje.
-Bëhet më i kuq apo i fryrë.
-Lëkura e lafshës del jashtë gjatë urinimit.
Prandaj, për çdo paqartësi në lidhje me pastrimin e penisit, referohuni tek mjeku juaj./Gazeta Shneta/