Shtatzënia mund të ndikojë te astma në mënyra të ndryshme. Rreth 1 në 3 gra me astmë vërejnë se simptomat e tyre përkeqësohen gjatë shtatzënisë, ndërsa një e treta – përjeton përmirësim.
Gjithashtu, shumë gra shtatzëna ndihen herë pas here pa frymë, edhe nëse nuk kanë astmë. Ndryshimet hormonale dhe rritja e mitrës, e cila kufizon hapësirën për mushkëritë, mund ta bëjnë frymëmarrjen më të vështirë, shkruan burimi Pregnancybirthbaby.org.au transmeton Gazeta Shneta.
Gjatë shtatzënisë, rreziku për të kapur infeksione virale, si ftohja apo gripi, rritet, gjë që mund të përkeqësojë simptomat e astmës. Zakonisht, astma kthehet në gjendjen e mëparshme rreth 3 muaj pas lindjes.
Nëse astma kontrollohet mirë, zakonisht nuk ndikon te foshnja. Megjithatë, astma e pakontrolluar mund të shkaktojë komplikacione serioze.
Vështirësitë në frymëmarrje ulin sasinë e oksigjenit për nënën dhe foshnjën, duke rritur rrezikun për peshë të ulët në lindje, lindje të parakohshme, çrregullime të zhvillimit dhe defekte kongjenitale.
Po ashtu, mund të shfaqen komplikacione të shtatzënisë si pre-eklampsia, probleme me placentën, gjakderdhje jonormale dhe diabeti gestacional.
Menaxhimi i mirë i astmës gjatë shtatzënisë është thelbësor. Është e rëndësishme të vazhdoni marrjen e barnave të zakonshme, pasi shumica e tyre konsiderohen të sigurta gjatë shtatzënisë.
Mosmarrja e barnave mund të çojë në përkeqësim të simptomave dhe rrezik për nënën dhe foshnjën.
Në rast të një krize astmatike, trajtimi duhet të fillojë menjëherë sipas planit të veprimit.
Kortikosteroidët, si prednizoloni, janë të sigurt për përdorim gjatë shtatzënisë dhe mund të jenë të nevojshëm për të mbajtur astmën nën kontroll. /Gazeta Shneta/


