Një fëmijë nën moshën dyvjeçare është trajtuar me një ndër ilaçet më të shtrenjta në botë “Zolgensma”. Në Pediatri është aplikuar kjo terapi për trajtimin e sëmundjes së atrofisë spinale muskulare. Kjo është hera e parë që kjo terapi gjenetike është dhënë në Kosovë, e cila ka vlerën rreth 2 milionë e 125 mijë dollarë.
Shefi i Repartit të Neurologjisë në Pediatri, Naim Zeka në një intervistë për KosovaPress tregon procedurat që kanë ndjekur për të fituar terapinë falas nga kompania “Novartis”. Sipas tij, ky ilaç pritet të bëjë revolucion në trajtimin e kësaj sëmundje.
“Neve me datën 7 mars të këtij viti kemi aplikuar terapinë gjenetike për sëmundjen e atrofisë spinale muskulare. Është një sëmundje vdekjeprurëse e cila deri para disa viteve ka qenë e gjykuar për të vdekur këta fëmijë. Fatmirësisht para katër viteve, disa para pesë viteve, kanë filluar me terapi trajtuese.
*Lajmin e plotë mund ta lexoni në Kosovapress



