Administrata e Produkteve Terapeutike të Australisë, njoftoi gjatë ditës së sotme në një deklaratë se kishte dhënë miratimin e përkohshëm për barin remdesivir si opsionin e parë të trajtimit për koronavirusin e ri në Australi.
“Remdesivir është opsioni më premtues i trajtimit deri më tani për të zvogëluar kohën e shtrimit në spital për ata që vuajnë nga infeksione të rënda të koronavirusit,” tha zëdhënësi i Administratës në një deklaratë të botuar në faqen e tyre të internetit shkruan CNN përcjell Gazeta Shneta.
Ndër të tjera shtoi se bari “ofron potencialin për të zvogëluar tensionin në sistemin e kujdesit shëndetësor të Australisë. Duke zvogëluar kohën e rikuperimit, pacientët do të jenë në gjendje të largohen nga spitali më parë, duke çliruar shtretër për ata që kanë nevojë”.
Australia është një nga rregullatorët e parë që autorizon përdorimin e Remdesivir për trajtimin e COVID-19, pas miratimeve të fundit në Bashkimin Evropian, Japoni dhe Singapor./Gazeta Shneta/