Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

AUV-i ndalon importimin e 1080 litrave vaj ulliri në Vërmicë

Lajme 27/02/2026
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV) ka ndaluar importimin e 1,080 litrave vaj ulliri për sallatë, pas një kontrolli të realizuar nga Inspektorati Fitosanitar Kufitar në pikën doganore në Vërmicë.

Sipas njoftimit, pas shqyrtimit të lëndës me nr. të aplikacionit PIKF297960/2026, të datës 18 shkurt, është ndaluar hyrja në Kosovë e produktit të destinuar për tregun vendor nga kompania “Euro Made 2021” nga Lushnja, Shqipëri.

“Gjatë kontrollit fizik është konstatuar se produkti nuk përmbante të dhënat e duhura në deklaracionin e mallit. Po ashtu, është vërejtur se vaji ishte transportuar në kushte jo të mira higjienike dhe së bashku me mallra të tjera jo ushqimore, si detergjentë, çka rrit mundësinë e kontaminimit”, thuhet në njoftim.

Në përputhje me Ligjin e Ushqimit, Ligjin për Mbrojtjen e Konsumatorit dhe rregulloret përkatëse të sigurisë ushqimore, AUV-i ka vlerësuar se produkti është i papërshtatshëm, i pasigurt dhe i rrezikshëm për konsumim, andaj nuk është lejuar importimi i tij në territorin e Kosovës.

Artikulli paraprakFoshnja ndërroi jetë pas lindjes, zbardhen detaje nga rasti i rëndë në Durrës – fetusi shfaqi probleme me rrahjet e zemrës
Artikulli i rradhës Pilula e re orale për dobësim jep rezultate premtuese

Ju sugjerojmë

Moti sot, temperaturat deri në 28°C

08/06/2026 Lajme

KQZ-ja shpall rezultatet preliminare: LVV prin, PDK e dyta, LDK e treta

07/06/2026 Lajme

Exit Poll i Klan Kosovës: Vetëvendosje del fituese në zgjedhjet nacionale me 45.7 %

07/06/2026 Lajme

Rritet interesimi për vaksinim kundër fruthit, mbi 1 mijë doza të dhëna në Prishtinë gjatë majit

07/06/2026 Lajme

KQZ: Sot nuk lejohen vërtetime mjekësore, rastet e tilla raportohen në Polici

07/06/2026 Lajme

Parashikimi i motit për sot

07/06/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, PN, Prishtinë

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.