Neurokirurgu dhe deputeti i LDK-së, Dr. Haxhi Avdyli, po pretendon se fal një rekomandimi që ia bëri ish-ushtarit britanik të UÇK-së Jon Harrison, ky i fundit shpëtoi nga kanceri i cili kishte metastazuar në disa organe të trupit dhe në tru.
Sipas Avdylit kur Harrison kishte ardhur në Kosovë gjatë një vizite, i kishte rekomanduar të kërkonte trajtim me ‘Gama Knife’ në Angli për tumorin që e kishte në tru.
Avdyli thotë se mjekët ku ishte trajtuar Harrison më parë ia kishin dhënë disa muaj jetë dhe kishin konstatuar se ai nuk mund t’i nënshtrohej ndërhyrjeve kirurgjike. Sipas tij mjekët atje nuk e kishin rekomanduar për trajtimin me teknologjinë e avancuat të ‘Gama Knife’.
Neurokirurgu që në vitet e fundit pothuajse e ka lënë profesionin e tij në Klinikën e Neurokirurgjisë në QKUK pasi është duke ushtruar funksionin e deputetit që tre vjet, thotë se pas rekomandimit që i bëri Harrison tanimë nuk vuan nga kanceri.
Intervista e tij e plotë në infokusi.