Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Avokati i Popullit kërkon nga Oda pezullimin e taksës prej 30 euro për ankesat e pacientëve

Lajme 07/03/2019
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Avokati i Popullit ka kërkuar nga Oda e Mjekëve të Kosovës të pezullojë taksën prej 30 euro për ankesat e pacientëve ndaj mjekëve. Sipas një njoftimi të Shoqatës për të Drejtat e Pacientëve, OMK ka bërë shkelje ndaj të drejtave të njeriut, në këtë rast pacientëve.

“Avokati i Popullit të Republikës së Kosovës ka vërtetuar pretendimet e Shoqatës së të Drejtave të Pacientëve në Kosovë  – PRAK se Oda e Mjekëve të Kosovës ka bërë shkelje të të drejtave të njeriut/pacientit me vendosjen e taksës prej 30 Euro për ankesat e pacientëve ndaj stafit mjekësor.

Me datë 06.11.2018 Shoqata e të Drejtave të Pacientëve në Kosovë i është drejtuar Avokatit e Popullit për shqyrtimin e ligjshmërisë së vendimit të Odës së Mjekëve për vendosjen e taksës 30 Euro për ankesa të pacientëve, nën pretendimin se një taksë e tillë është e kundërligjshme, cenon të drejtat bazë të pacientëve dhe nuk i kontribuon raporteve të mira mjek – pacient.

Me datë 06.03.2019 nga Avokati i Popullit të Republikës së Kosovës kemi pranuar Rekomandim të cilin ky Institucion e ka bërë për Odën e Mjekëve të Kosovës, ku kërkon pezullimin e menjëhershëm të këtij vendimi, pasi që është në kundërshtim me të drejtat e njeriut.

Ky rekomandim është një lajm shumë i mirë për të gjithë qytetarët/pacientët të cilët në të ardhmen do të ngrisin procedura disiplinore ndaj stafit mjekësor që vepron në kundërshtim me të drejtat e tyre dhe Kodin e Etikës Mjekësore.

Për më shumë, të bashkëlidhur gjeni Rekomandimin e Avokatit të Popullit të Republikës së Kosovës dërguar Odës së Mjekëve të Republikës së Kosovës. Falenderojmë Avokatin e Popullit për një punë shumë korrekte dhe profesionale në nxjerrjen e këtij rekomandimi”, thuhet në njoftimin e PRAK. /Gazeta Shneta/

Artikulli paraprakNdërron jetë në moshën 40-vjeçare Dr. Abaz Krasniqi
Artikulli i rradhës Foshnja kaloi katër ditë në spital pasi e puthi një mysafir i familjes

Ju sugjerojmë

Katër të lënduar nga përplasja e veturës me motoçikletë në Istog

22/07/2026 Lajme

Testi i drogës, Kadrijaj: Ka politikanë që e përdorin, shihen prej sjelljeve

22/07/2026 Lajme

Delegacionet nga Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi vizitojnë Kosovën për të mësuar modelin e Programit për Ndërhyrjen në Fëmijërinë e Hershme

22/07/2026 Lajme

Punësohen 25 anesteziologë të rinj, zbutet mbingarkesa në spitale

22/07/2026 Lajme

Shkelje të rënda të kushteve të punës, Inspektorati mbyll 6 kantiere ndërtimi në Fushë Kosovë dhe Prishtinë

22/07/2026 Lajme

Komunat kërkojnë ndihmë urgjente pas stuhisë: Dëmet mbi 1 milion euro në Suharekë, shtatë shkolla të dëmtuara në Malishevë

22/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.