Dr. Abaz Krasniqi nga Juniku ka ndërruar jetë në moshën 40-vjeçare, pas një sulmi në zemër.
Për vdekjen e tij ka shprehur ngushëllime Oda e Mjekëve të Kosovës, transmeton Gazeta Shneta.
“Pas një sulmi kardiak ndërroi jetë doktori i mjekësisë Abaz (Cenë) Krasniqi, në moshën 40 vjeçare. Ai, ushtroi detyrën e mjekut në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Junik. Oda e Mjekëve të Kosovës vlerëson kontribut e tij profesional, derisa shpreh ngushëllime për familjarët, miqtë dhe gjithë bashkëpunëtorët për humbjen e Krasniqit”, thuhet në ngushëllimin e OMK-së. /Gazeta Shneta/