Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Azemi: Greva e punëtorëve të sigurimit në QKUK nuk përfundon pa nënshkrimin e kontratës nga kompania fituese

Lajme 04/08/2025
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Kryetari i Sindikatës së Punëtorëve të Sektorit Privat, Jusuf Azemi, ka deklaruar se megjithëse është shpallur fituesi i tenderit për sigurimin fizik në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, greva nuk do të përfundojë pa u nënshkruar zyrtarisht kontrata me kompaninë fituese.

“Sistemin e tenderimit nuk e njoh mirë, por sipas të dhënave preliminare zyrtare, kompania SIG. Shpk është shpallur fituese. Megjithatë, ne nuk e përfundojmë punën këtu. Kontrata duhet të nënshkruhet sot eventualisht nesër, vetëm atëherë mund të besojmë. Greva nuk përfundon pa këtë hap”, ka deklaruar Azemi në një prononcim për Klan Kosovën.

Ai shtoi se sfida e vërtetë fillon pasi të nënshkruhet kontrata, duke paralajmëruar se do të kërkojnë me përpikëri përmbushjen e çdo pike të marrëveshjes dhe rritjen e pagave për punëtorët.

“Nuk do të punojmë më me këto paga. Do ta shohim me lupë çdo pikë e presje të kontratës. Kompania që është shpallur fituese duhet të respektojë gjithçka”, theksoi ai.

Rreth 300 punëtorë të sigurimit fizik kanë protestuar javëve të fundit për shkak të kushteve të rënda të punës dhe pasigurisë për kontratat e reja, pas përfundimit të marrëveshjes së mëparshme me kompaninë paraprake.

Artikulli paraprakMuharremi: Qytetarët po i përballojnë çmimet e ngritura me kredi e borxhe
Artikulli i rradhës Kur lindja cezariane është e domosdoshme: Rastet që kërkojnë ndërhyrje kirurgjikale

Ju sugjerojmë

Spitali i Përgjithshëm i Pejës apelon për zgjidhje urgjente të problemit me mbeturinat nga institucionet përgjegjëse

22/07/2026 Lajme

15 të lënduar gjatë stuhisë së fuqishme në Shkup

22/07/2026 Lajme

IHMK paralajmëron: Pritet stuhi e fuqishme në të gjithë Kosovën

22/07/2026 Lajme

Foshnja vdiq nga uria, prindërit gjermanë dënohen me burgim të përjetshëm

21/07/2026 Lajme

Tre të vdekur nga hantavirusi në Venezuelë

21/07/2026 Lajme

IQK ndalon punimet në 16 vendpunishte për shkelje ligjore që rrezikojnë punëtorët

21/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.