Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Azizi: SHSKUK-ja është në procedurë për pranim të personelit mjekësor

Lajme 18/12/2024
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Bordi Drejtues i SHSKUK-së, gjatë kësaj të mërkure ka mbajtur mbledhjen e rregullt, në të cilën është diskutuar për mbarëvajtjen e punëve në SHSKUK.

Kryesuesi i bordit drejtues të SHSKUK-së, Dren Boshnjaku, i ka dhënë fjalën drejtorit të përgjithshëm, Elvir Azizi, i cili ka raportuar disa nga aktivitetet e kryera gjatë javës dhe punët që janë në proces.

Gjatë raportimit u theksua se SHSKUK-ja, ka në procedurë konkurset për pranim të mjekëve specialistë në Klinikën e Pediatrisë, spitalet e përgjithshme, por edhe për disa drejtorë të klinikave të QKUK-së.

Po ashtu, u raportua se ka filluar Shërbimi i Transportit Neonatal.

Në pika të ndryshme, është diskutuar edhe për kërkesën e Fakultetit të Mjekësisë, përkatësisht, dekanit, Sefedin Muçaj, që t’i vazhdohet mandati drejtorit për shkencë dhe arsim, Ibrahim Rudhani, propozim ky që u mbështet unanimisht nga anëtarët e bordit drejtues. Pas mbledhjes së këtij bordi, anëtarët vizituan Shërbimin Klinik të Mjekësisë Nukleare, ku në takim me drejtorin e këtij shërbimi, Fakir Spahiu dhe stafin, u njohën lidhur me punën që po bëhet në këtë shërbim, me theks të veçantë aparaturën e re, si PET-CT, por edhe Spect-CT, por edhe funksionimin e përgjithshëm të këtij shërbimi.

Postimi i plotë:

Bordi Drejtues i ShSKUK-së, gjatë kësaj të mërkure ka mbajtur mbledhjen e rregullt, në të cilën është diskutuar për mbarëvajtjen e punëve në ShSKUK.
Kryesuesi i Bordit Drejtues të ShSKUK-së, Dren Boshnjaku, i ka dhënë fjalën drejtorit të përgjithshëm, Elvir Azizi, i cili ka raportuar disa nga aktivitetet e kryera gjatë javës dhe punët që janë në proces.
Gjatë raportimit u theksua se ShSKUK, ka në procedurë konkurset për pranim të mjekëve specialistë në Klinikën e Pediatrisë, spitalet e përgjithshme, por edhe për disa drejtorë të klinikave të QKUK-së.
Po ashtu, u raportua se ka filluar Shërbimi i Transportit Neonatal.
Në pika të ndryshme, është diskutuar edhe për kërkesën e Fakultetit të Mjekësisë, përkatësisht, dekanit, Sefedin Muçaj, që t’i vazhdohet mandati drejtorit për shkencë dhe arsim, Ibrahim Rudhani, propozim ky që u mbështet unanimisht nga anëtarët e Bordit Drejtues.
Pas mbledhjes së Bordit Drejtues, anëtarët vizituan Shërbimin Klinik të Mjekësisë Nukleare, ku në takim me drejtorin e këtij Shërbimi, Fakir Spahiu dhe stafin, u njoftuan lidhur me punën që po bëhet në këtë shërbim, me theks të veçantë aparaturën e re, si PET-CT, por edhe Spect-CT, por edhe funksionimin e përgjithshëm të këtij Shërbimi.
Artikulli paraprakKomisioni i Ankesave e rikthen në punë kardiologun Edmond Haliti
Artikulli i rradhës Mbahet ceremonia e 25-vjetorit të Mjekësisë Familjare në Kosovë

Ju sugjerojmë

Foshnja vdiq nga uria, prindërit gjermanë dënohen me burgim të përjetshëm

21/07/2026 Lajme

Tre të vdekur nga hantavirusi në Venezuelë

21/07/2026 Lajme

IQK ndalon punimet në 16 vendpunishte për shkelje ligjore që rrezikojnë punëtorët

21/07/2026 Lajme

IHMK lëshon paralajmërim, stuhi të fuqishme priten të mërkurën në gjithë Kosovën

21/07/2026 Lajme

Mjekët mbeten pa fjalë: Gruaja 34-vjeçe në Australi sjell në jetë katër vajza identike

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Tragjedi nga përkeqësimi i kushteve atmosferike, vdes 61-vjeçari në Pozheran të Vitisë

21/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.