Komisioni i Ankesave në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës e ka rikthyer në punë kardiologun Edmond Haliti.
Komisioni i Ankesave i Qendrës Klinike Universitare të Kosovës ka marr vendim për të rikthyer në punë kardiologun Edmond Haliti, i cili u pezullua javë më parë nga pozita dhe marrëdhënia e punës në Klinikën e Kardiologjisë, shkruan Gazeta Shneta.
“Miratohet ankesa me nr. 9521 e datës 09.12.2024 e parashtruar nga ankuesi Dr. Edmond Haliti nëpunës i Shërbimit Publik në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës. II. Anulohet vendimi me nr. Prot. 9058 i datës 21.11.2024, Dr. Edmond Haliti kthehet në marrëdhënie të punës”, thuhet në vendimin e Komisionit të përbërë nga Dr. Agon Mekaj, Dr. Astrit Hamza dhe Mimoza Fusha.
Haliti ishte pezulluar nga pozita si shef i Shërbimit të Elektrofiziologjisë në Kardiologji dhe marrëdhënia e punës më datë 21.11.2024 me një vendim të Shefit të Sektorit të Personelit në QKUK.
Me këtë vendim kontradiktor ku përveç pozitës, Haliti ishte pezulluar edhe nga marrëdhënia e punës. Ky vendim kishte ardhur me arsyetimin e një aktakuze të ngritur ndaj Halitit dhe ish-drejtorit të klinikës Lulzim Kamberi, për veprime diskriminuese ndaj kardiologut Imri Jashari.




