Babai e vret të birin sepse të dashurës së vet s’i pëlqente prania e tij

2017-08-28 në ora 11:11

Një burrë është deklaruar i fajshëm për vrasje pa paramendim në lidhje me vdekjen e të birit të vet trevjeçar, për të cilin ka thënë se ishte pengesë për lidhjen e tij me të dashurën e re.

David Creato Jr, 23-vjeçar, nga New Jersey, u deklarua i fajshëm për vrasje të rëndë pa paramendim dhe e pranoi se e ka shkaktuar vdekjen e të birit duke u treguar indiferent ndaj vlerës së jetës njerëzore duke ia mohuar oksigjenin Brendanit, shkruan Independent.

Prokurorët kanë thënë se Creato e vrau të birin, Brendanin, sepse të dashurës së tij 17-vjeçare nuk i pëlqente prania e tij në lidhjen e tyre dhe i kishte kërkuar Creatos të hiqte dorë nga kujdestaria e tij. Asnjë akuzë nuk është ngritur kundër saj.

Në tetor të vitit 2015, Creato e thirri 911 duke thënë se i biri i tij kishte dalë nga shtëpia në Haddon Toënship në Camden County.

Më vonë gjatë asaj dite, trupi i fëmijës u gjet në një zonë malore rreth 1 milje larg shtëpisë së tij.

Autopsia ka gjetur se djaloshi kishte vdekur nga dhuna vdekjeprurëse, por shkaktari i saktë i vdekjes apo kohës së vdekjes nuk është zbuluar.

Ndërkohë, vendimi për Creaton do të merret më 29 shtator, ndërsa prokurorët kanë rekomanduar që ai të dënohet me 10 vjet burg. /Express/