Rrahim dhe Besart Merovci, babë e bir dhe të dy pediatër, treguan edhe njëherë kujdesin e tyre të veçantë për pacientët e tyre.
Në Ordinancën Pediatrike Fëmiu, ata në disa raste kontrollojnë bashkë të njëjtin pacient, shkruan Gazeta Shneta.
Kjo shihet edhe në fotografinë që kanë postuar në faqen e tyre në rrjetin social Facebook, ku kontrollojnë një paciente të vogël me emrin Stina.
Ordinanca Pediatrike Fëmiu gjendet në qytetin e Vushtrrisë. /Gazeta Shneta/