Rajoni i Drenicës sot ka mbetur pa një transfuziologe aktive, pasi Kumrie Kadriu Berani ka vendosur të pensionohet.
Pas 15 vjetësh, Berani, e cila njihet si femra e parë nga ky rajon që ka përfunduar Fakultetin e Mjekësisë, ka vendosur të pensionohet.
Berani u lind më 15 shkurt 1952 në Likoc të Skënderajt, teksa gjatë shkollimit, ajo ishte e vetmja femër në gjimnaz, shkruan Drenicapress, transmeton Gazeta Shneta.
Ajo përfundoi Fakultetin e Mjekësisë në Prishtinë, ndërsa specializimin për Transfuzion të Gjakut në Lubjanë të Sllovenisë.
Berani ishte pjesë e Qendrës Kombëtare të Transfuzionit të Gjakut.