Deputeti Mefail Bajqinovci ka mohuar lajmet lidhur me avancimin e gruas së tij si kryeinfermiere në repartet e klinikës së Gjinekoogjisë.
Sipas tij kjo është një shpifje tjetër që i është adresuar atij, meqë gruaja e tij punon si infermiere nga viti 1999 dhe është avancuar si kryeinfermiere në vitin 2016, periudhë kur deputeti ishte gazetar, transmeton Gazeta Shneta.
“Nuk është hera e parë që shpifin për mua, ka qenë shpifja e parë për vëllain tim në Kanada ku kanë thënë se është punësu në KEK, pastaj është shpifja e dytë për gruan time kinse është avancu. Gruaja ime punon infermiere në QKUK prej vitit 1999 e unë jam martu me të në vitin 2005. Prej vitit 2016 është avancuar në këtë pozicion ku është sot. Unë 2016 kam qenë gazetar,- ka thënë ai emisionin DPT te Fidani të T7.
Më tutje ai ka treguar edhe disa dokumete lidhur me kontratën dhe avancimin e gruas së tij në këtë pozitë. Po ashtu ai ka thënë se konkursi vetëm ia ka vazhduar kontratën.
“Gruaja ime i ka 24 vjet përvojë punë. Gruja ime që 7 vite është në këtë pozitë. Pasi i ka bërë 7 vjet e kanë hapur një konkurs të brendshëm dhe i është vazhduar”– ka shtuar ai. /Gazeta Shneta/