Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Studiuesit për largimin e mjekëve nga Shqipëria: Fenomeni një element i rrjedhjes së trurit

Lajme 24/05/2023
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Në Shqipëri përshkallëzimi i largimit të mjekëve nga vendi, gjatë viteve të fundit ka marrë tiparet e asaj që quhet “rrjedhje e trurit”. Kjo ka nxitur disa studiues të kryejnë një studim mbi arsyet e këtij emigrimi si dhe të faktorëve që do të ndikonin në rikthimin e tyre. Studimi është botuar në faqen e Universitetit të Sussex-it në Britani. Ndër shtysat kryesore në të dyja rastet, studimi veçon faktorët ekonomikë, edukimin, stabilitetin politik dhe luftën ndaj korrupsionit. Emigrimi i mjekëve është një shqetësim dhe për vendet e rajonit, por në Shqipëri ky fenomen ka pasoja më të rënda për shkak të dobësive në sistemin shëndetësor.

Për më shumë se tre dekada, emigracioni në Shqipëri është në një shkallë të lartë dhe bazuar në të dhënat e INSTAT, sot rreth 38% e popullsisë jeton jashtë vendit. Studiuesit konstatojnë me shqetësim se emigrimi po merr formën e asaj që quhet “rrjedhje e trurit”, dhe se rreth 40% e flukseve emigratore në dhjetë vitet e fundit kanë këtë tipar.

Një prej elementëve të tij është largimi i mjekëve nga vendi. Një studim i fundit i botuar në faqen e Universitetit të Sussex-it, në Britaninë e Madhe, sjell një panoramë shqetësuese të asaj që ndodh sot në sistemin shëndetësor shqiptar. Një prej autorëve të këtij studimi Ilir Gëdeshi, thotë për Zërin e Amerikës se ai bazohet në pyetësor dhe intervista me mjekë të larguar nga vendi në 30 vitet e fundit.

Ai sjell gjetje mbi arsyet e emigrimit të mjekëve, ku vendin kryesor me mbi 50% e mbajnë ato ekonomike të ndjekura nga edukimi, dhe pasiguritë mbi të ardhmen në Shqipëri.

“Në rast se shohim grupin e parë të faktorëve, del standardi i jetesës dhe përmirësimi i kushteve të punës. Dhe nëse do të shohim arsimimin, theksi vihet tek arsimimi personal. Ndërsa faktori i tretë ka të bëjë me atë se si e shohin ata të ardhmen në Shqipëri. Rreth 10% nuk shohin perspektivë në Shqipëri dhe prandaj mendojnë se emigrimi është rrugëzgjidhja më e mirë”– u shpreh për Zërin e Amerikës Ilir Gëdeshi, Qendra për Studime Ekonomike dhe Sociale në Tiranë.

Sipas këtij studimi, largimi i mjekëve nga vendi, është përshkallëzuar vitet e fundit. Në atë që ai e konsideron diaspora e prej më shumë se 2500 mjekëve, bëjnë pjesë ata të larguar në vitet 90, kryesisht në SHBA, me mundësi të pakta për ta ushtruar profesionin, studentët që përfundojnë studimet për mjekësi jashtë vendit dhe nuk kthehen në Shqipëri, që përbëjnë 1/3-ën e tyre, si dhe mjekët e larguar gjatë viteve të fundit, me destinacion vendet e BE kryesisht Gjermaninë dhe Italinë.

“Janë të paktën 2500, që mund të jenë jashtë vendit. Shifrat mund të jenë dhe më të larta. Urdhëri i mjekut gjatë 5 viteve të fundit raporton, 800 mjekë të larguar nga Shqipëria. Burimi i dytë i informacionit do të ishin të dhënat e OECD-së, që bëjnë fjalë për një mijë mjekë nga Shqipëria që ndodhen në vendet e tjera. Por këtu nuk raportohen ata mjekë që kanë marrë nënshtetësinë e vendit pritës. Burim i tretë urdhëri i mjekut në vendet pritëse. Gjermania përshembull, deklaron se janë mbi 980 mjekë në vitin 2021, nga Shqipëria rreth 6 herë më shumë se në vitin 2012”– vijoi Ilir Gëdeshi, Qendra për Studime Ekonomike dhe Sociale në Tiranë.

Zëri i Amerikës bisedoi më disa mjekë brenda dhe jashtë vendit mbi gjetjet e këtij studimi. Ata mendojnë se ai është një këmbanë alarmi për autoritetet. Sipas tyre, sistemi i pareformuar dhe i keqfinancuar shëndetësor në vend, ka bërë që mjekët të punojnë në kushte të papërshtatshme dhe të mos ofrojnë shërbim cilësor.

Autoritetet kanë marrë masa duke rritur pagat e punonjësve në sistemin shëndetësor, për të frenuar largimet e mjekëve, por sipas këtij studimi, paga është një prej arsyeve të largimit, por jo kryesorja.

“Mjekët ikin, sepse sipas këtij studimi por dhe të tjerëve para tij, nuk janë të kënaqur me kushtet e punës, me sigurinë në punë, me opsionet që u ofrohen në Shqipëri për të patur një karrierë profesionale që zhvillohet sipas rregullave të lojës dhe me ndershmëri. Nëse shihet vetëm paga, problemi nuk merr zgjidhje. Sot mjekësia nuk ofrohet vetëm nga njohuritë e mjekëve, sot mjekësia është teknologji. Nëse nuk ka udhëzues të praktikës klinike, të përshtatura me mundësitë që ka sistemi, nëse nuk ka protokolle të trajtimit të sëmundjeve, edukim në vazhdim për t’i zbatuar këto, nëse nuk ka medikamente të fjalës së fundit, mjeku nuk mund ta ushtrojë profesionin si duhet”– u shpreh për Zërin e Amerikës Erion Dasho, ekspert i shëndetit publik.

Autorët e studimit mendojnë se largimi i mjekëve është një goditje e rëndë për sistemin shëndetësor në kushtet kur Shqipëria ka tregues të ulët të numrit të mjekëve për banorë, 188 për 100 mijë banorë, kur në vendet e BE është 374 dhe në Gjermani 446. Ajo renditet ndër vendet e fundit në rajon dhe Europë./Zëri i Amerikës/

 

 

 

Artikulli paraprakBajqinovci flet sërish për përzgjedhjen e gruas së tij kryeinfermiere në një repart në Gjinekologji
Artikulli i rradhës Rreziqet shëndetësore që vijnë nga mizat që prekin ushqimin

Ju sugjerojmë

Canolli: Prishtina me mbulueshmëri të lartë për shumicën e vaksinave, MMR mbetet nën nivelin e synuar

22/07/2026 Lajme

Spitali i Përgjithshëm i Pejës apelon për zgjidhje urgjente të problemit me mbeturinat nga institucionet përgjegjëse

22/07/2026 Lajme

15 të lënduar gjatë stuhisë së fuqishme në Shkup

22/07/2026 Lajme

IHMK paralajmëron: Pritet stuhi e fuqishme në të gjithë Kosovën

22/07/2026 Lajme

Foshnja vdiq nga uria, prindërit gjermanë dënohen me burgim të përjetshëm

21/07/2026 Lajme

Tre të vdekur nga hantavirusi në Venezuelë

21/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.