Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Bajram Rexhepi ende në komë

Lajme 28/05/2017
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Ish kryeministri i Kosovës, Bajram Rexhepi vazhdon të mbetet në komë. Por gjendja e tij shëndetësore sipas zyrtarëve të ministrisë së Shëndetësisë në Kosovë vazhdon të jetë më stabile.

Rexhepi tash e disa javë është duke marrë trajtim shëndetësor në një spital të Turqisë.

Zëvendësministri në Ministrinë e Shëndetësisë, Rrustem Musa, të dielën për Express ka bërë të ditur se gjendja shëndetësore e ish kryeministrit Bajram Rexhepi është jashtë rrezikut për jetë.

“Gjendja e tij vazhdon të jetë e rëndë, mirëpo ai është jashtë rrezikut për jetën. Gjendja e tij është pak më stabile por vazhdon të jetë e rëndë”, ka thënë zv-ministri Rrustem Musa.

Ish kryeministri dhe ish ministri i Punëve të Brendshme, Bajram Rexhepi ka pësuar sulm në tru rreth një muaj më parë.

Ai për disa ditë ka qëndruar nën kujdesin intensiv në QKUK. Sikurse raportoi Gazeta Shneta në një hulumtim të saj, QKUK-ja ia humbi një shans të mirë Rexhepit për t’ia kthyer jetën normale.

Pas sulmit të pësuar, QKUK-ja nuk ishte në gjendje të aplikonte procedurën e trombolizës, pasi një gjë e tillë nuk është në protokollin e kësaj qendre.

Gjatë qëndrimit në QKUK, Rexhepi kishte pësuar një sulm të dytë, pas të cilit u vendos të dërgohej në Turqi.

Artikulli paraprakDoktorët paralajmrojnë: Mos e pastroni fëmijën me pallomë të lagur, përndryshe..
Artikulli i rradhës Hëngri peshk për një vit, gjetjet e tij janë befasuese

Ju sugjerojmë

Katër të lënduar nga përplasja e veturës me motoçikletë në Istog

22/07/2026 Lajme

Testi i drogës, Kadrijaj: Ka politikanë që e përdorin, shihen prej sjelljeve

22/07/2026 Lajme

Delegacionet nga Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi vizitojnë Kosovën për të mësuar modelin e Programit për Ndërhyrjen në Fëmijërinë e Hershme

22/07/2026 Lajme

Punësohen 25 anesteziologë të rinj, zbutet mbingarkesa në spitale

22/07/2026 Lajme

Shkelje të rënda të kushteve të punës, Inspektorati mbyll 6 kantiere ndërtimi në Fushë Kosovë dhe Prishtinë

22/07/2026 Lajme

Komunat kërkojnë ndihmë urgjente pas stuhisë: Dëmet mbi 1 milion euro në Suharekë, shtatë shkolla të dëmtuara në Malishevë

22/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.