Të gjitha nënat e kanë aplikuar së paku nga njëherë në fëmijën e tyre për shkaqe higjienike. Mirëpo, kjo nuk është e gjitha. Pallomat e lagura po dalin të jenë të dëmshme sipas një studimi të fundit.
Një shkallë alarmante e hulumtimit po shfaqet duke thënë se pallomat e lagura nuk mund të jenë të sigurta për lëkurën e fëmijëve tanë. Në fakt, disa mjekë po thonë se prindërit duhet të ndalojnë përdorimin e pallomave në lëkurën e fëmijëve të tyre urgjentisht. Dështimi për ta bërë këtë mund ta rrezikojë fëmijën tuaj, transmeton Gazeta Shneta.
Studimet tregojnë se pallomat e lagura nuk janë të sigurt për t’u përdorur tek fëmijët për shkak të një përbërësi kyç i cili po rezulton si i dëmshëm. Fëmijët që ishin të prekur nga ky përbërës vuanin nga lëkura me luspa, kruajtja dhe skuqja e syve.
Ekspertja, Dr. Mary Wu Chang, bashkëautore e këtij studimi zyrtar testoi shumë fëmijë dhe në fund, gjashtë reagime unike e shqetësuan atë.
Në një histori të veçantë, një vajzë tetëvjeçare vuajti me një skuqje të rëndë në prapanicë dhe rreth gojës së saj. Dr.Chang gjeti reagime të ngjashme në pesë fëmijë të tjerë. Falë këshillës së mjekes ndaj prindërve për mos përdorimin e pallomave të lagura, vajza e mbarë tashmë është në gjendje të mirë shëndetësore./Gazeta Shneta/