Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Bajrami: Gjendja në shëndetësi është alarmante, pas saj fshihet korrupsion

Lajme 14/07/2026
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Deputetja e zgjedhur e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Hykmete Bajrami, ka kritikuar ashpër gjendjen në sektorin e shëndetësisë, duke e cilësuar atë si pasojë të keqqeverisjes dhe korrupsionit gjatë gjashtë viteve të fundit.

Përmes një reagimi publik, Bajrami tha se gjendja reale e shtetit nuk duhet të vlerësohet nga konferencat për media apo shifrat që prezanton qeveria, por nga kushtet në institucionet shëndetësore.

Ajo u bëri thirrje qytetarëve të vizitojnë klinikat e Pediatrisë, Gjinekologjisë, Onkologjisë, Ortopedisë dhe Emergjencës për të parë, sipas saj, mungesat, listat e gjata të pritjes dhe vështirësitë me të cilat përballen pacientët dhe stafi mjekësor.

Bajrami theksoi se përgjegjësia për këtë situatë nuk bie mbi mjekët dhe infermierët, të cilët, sipas saj, punojnë në kushte të vështira dhe vazhdojnë ta mbajnë funksional sistemin shëndetësor.

Deputetja e zgjedhur e LDK-së akuzoi pushtetin për keqmenaxhim të fondeve publike, duke thënë se, megjithëse çdo vit në dispozicion ka pasur rreth katër miliardë euro buxhet, shëndetësia vazhdon të përballet me mungesë barnash, materiale mjekësore dhe furnizime bazë.

Sipas saj, në sistemin shëndetësor zhvillohen tenderë me vlera të mëdha për pastrim, çarçafë, ushqim dhe barna, por pacientët vazhdojnë të përballen me mungesa serioze. Ajo përmendi edhe raportimet për mungesën e barnave për trajtimin e kancerit të gjirit në QKUK, duke pretenduar se pacientët detyrohen t’i blejnë vetë terapitë.
Bajrami vlerësoi se gjendja në shëndetësi “ka emër” dhe e lidhi atë me korrupsionin, ndërsa shtoi se përgjegjësinë politike e mban pushteti aktual, duke përfshirë edhe Komisionin parlamentar për Shëndetësi, i cili, sipas saj, udhëhiqet nga kryeministri në detyrë, Albin Kurti.

“Nëse dështon shëndetësia, nuk dështon vetëm qeveria, por dështon shteti”, ka deklaruar Bajrami.

Reagimi i Bajramit vjen pasi Qendra Klinike Universitare e Kosovës (QKUK) ka pranuar me seriozitet shqetësimet e ngritura publikisht lidhur me përvojën e një familjeje, rasti i Aulona Memeti, gjatë trajtimit të fëmijës së tyre në Klinikën e Pediatrisë.

Artikulli paraprakNë QKUK nis largimi i shtretërve të dëmtuar në Klinikën e Pediatrisë
Artikulli i rradhës Një test i thjeshtë nga gishti mund të ndihmojë në monitorimin e kancerit dhe sëmundjeve kronike

Ju sugjerojmë

Moti sot: Paradite me diell, pasdite me shi e rrufe

15/07/2026 Lajme

“170 mijë euro për luftën me kancerin”, Visar Korenica falënderon të gjithë ata që e mbështetën Urtinën

14/07/2026 Lajme

Rënia e lindjeve në Zvicër, pse familjet po heqin dorë nga fëmija i dytë dhe i tretë?

14/07/2026 Lajme

Shpërthen tuberkulozi në burgun federal të emigracionit në Kolorado, sëmuren 12 të burgosur

14/07/2026 Lajme

Pas lindjes në QKUK, aktivistja Kastrati flet për përmirësimet në Gjinekologji dhe Neonatologji

14/07/2026 Lajme

Aktakuzë ndaj një personi në Gjakovë, iu sekuestruan mbi 10 mijë euro dhe drogë

14/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, PN, Prishtinë

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.