Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Pas lindjes në QKUK, aktivistja Kastrati flet për përmirësimet në Gjinekologji dhe Neonatologji

Lajme 14/07/2026
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Aktivistja Agnesa Kastrati ka ndarë përvojën e saj pas lindjes së fëmijës së dytë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), duke vlerësuar përmirësimet në kujdesin shëndetësor dhe kushtet në Klinikën e Gjinekologjisë dhe Neonatologjisë.

Kastrati përmes një postimi në rrjetin social Facebook, thotë se të dyja lindjet i ka kryer në të njëjtën klinikë, me një diferencë prej më shumë se katër vitesh, gjë që i ka mundësuar të krahasojë ndryshimet. Sipas saj, këtë herë kujdesi nuk ishte i përqendruar vetëm te foshnja, por edhe te lehona, me vizita dhe kontrolle të rregullta nga gjinekologu dhe neonatologu.

Ajo thekson se foshnja e saj, përveç kontrolleve rutinë, iu nënshtrua edhe skriningut neonatal, një shërbim që nuk ofrohej në kohën kur lindi fëmijën e saj të parë.

Në reagimin e saj, Kastrati vlerëson edhe përmirësimin e kushteve në repartin e lehonave. Ajo kujton se më parë banjot ndodheshin në fund të korridorit, ndërsa tani dhomat me dy shtretër dhe banjo brenda tyre e bëjnë qëndrimin më të lehtë dhe më dinjitoz për nënat.

Artikulli paraprakEdhe problemet e vogla me zemrën mund të rrisin rrezikun për demencë, zbulon studimi i ri
Artikulli i rradhës Shpërthen tuberkulozi në burgun federal të emigracionit në Kolorado, sëmuren 12 të burgosur

Ju sugjerojmë

“170 mijë euro për luftën me kancerin”, Visar Korenica falënderon të gjithë ata që e mbështetën Urtinën

14/07/2026 Lajme

Rënia e lindjeve në Zvicër, pse familjet po heqin dorë nga fëmija i dytë dhe i tretë?

14/07/2026 Lajme

Shpërthen tuberkulozi në burgun federal të emigracionit në Kolorado, sëmuren 12 të burgosur

14/07/2026 Lajme

Aktakuzë ndaj një personi në Gjakovë, iu sekuestruan mbi 10 mijë euro dhe drogë

14/07/2026 Lajme

Koci merr përsipër përfaqësimin juridik të nënës që publikoi kushtet në Pediatrinë e QKUK-së

14/07/2026 Lajme

Hapet regjistrimi për Kongresin e VIII të Mjekësisë, OMK fton mjekët të aplikojnë

14/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, PN, Prishtinë

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.