Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Bakteret ‘e mira’ në zorrë mund të mbrojnë trupin nga infeksionet

Jetë 28/10/2025
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Një studim i ri ka zbuluar se njerëzit me nivele më të larta të një bakteri të dobishme të quajtur Faecalibacterium në zorrë, kishin gjithashtu nivele më të ulëta të baktereve potencialisht të dëmshme.

Për shkak se Faecalibacterium ushqehet me fibra, studiuesit sugjerojnë se një dietë e pasur me fibra mund të ndihmojë në mbrojtjen nga infeksionet e zorrëve, shkruan Health përcjell Gazeta Shneta.

Ekspertët theksojnë se nevojiten kërkime të mëtejshme për të kuptuar lidhjen midis fibrave dhe baktereve të zorrëve, por rekomandojnë një dietë të ekuilibruar me ushqime të plota për të mbështetur shëndetin e sistemit tretës.

Mikrobioma e zorrëve përbëhet nga triliona baktere, viruse dhe mikroorganizma të tjerë që ndihmojnë në tretjen e ushqimit dhe forcojnë sistemin imunitar. Ky ekosistem kompleks luan një rol kyç në mirëqenien e përgjithshme të trupit.

Studimi i botuar më 10 janar në “Nature Microbiology”, tregoi se individët me përqendrime të larta të Faecalibacterium kishin nivele më të ulëta të Enterobacteriaceae, një familje bakteresh që përfshin E. coli dhe Klebsiella pneumoniae – patogjenë që mund të shkaktojnë infeksione të rënda dhe të rrezikshme për jetën.

Sipas autorit kryesor të studimit, Dr. Alexandre Almeida nga Universiteti i Kembrixhit, mikrobioma e zorrëve mund të ofrojë të dhëna të vlefshme për vlerësimin e rrezikut të kolonizimit nga baktere të dëmshme. Ai shtoi se rritja e konsumit të fibrave – të pranishme në fruta, perime dhe drithëra të plota – mund të jetë një mënyrë natyrale për të forcuar mbrojtjen e zorrëve, megjithëse kërkimet duhet të vazhdojnë. /Gazeta Shneta/

Artikulli paraprakStatinat mund të mbrojnë trurin nga demenca dhe Alzheimeri
Artikulli i rradhës Zemaj pas incidentit fizik: Nuk e kam merituar, as qytetarët s’duhej ta shihnin një gjë të tillë

Ju sugjerojmë

Mundësi punësimi për infermierë në Holandë

21/07/2026 Jetë

Anglia do të ndalojë shitjen e pijeve energjike për personat nën 16 vjeç

19/07/2026 Jetë

SHBA-të miratojnë një vaksinë të re kundër pneumokokut për fëmijët me rrezik të lartë

19/07/2026 Jetë

Mbi 70 punonjës shëndetësorë infektohen me Ebola gjatë përballjes me shpërthimin në Republikën Demokratike të Kongos

19/07/2026 Jetë

Pse mushkonjat pickojnë disa njerëz më shumë se të tjerët?

19/07/2026 Jetë

Ekspertët shpjegojnë si ndikon vapa ekstreme në organizmin e njeriut

19/07/2026 Jetë
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.