Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Bakteret që shkaktojnë infeksione të rënda po përhapen, ekspertët lidhin rritjen e rasteve me ngrohjen globale

Lajme 26/06/2026
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Rritja e temperaturave dhe ngrohja e ujërave detare po favorizojnë përhapjen e baktereve që mund të shkaktojnë infeksione të rënda dhe potencialisht fatale, paralajmërojnë ekspertët e shëndetit publik.

Sipas të dhënave të publikuara nga autoritetet shëndetësore dhe të përmbledhura nga Euronews, dy bakteret që po monitorohen më nga afër janë Vibrio vulnificus, i cili gjendet në ujërat detare, dhe Streptococcus pyogenes i grupit A, që transmetohet nga një person te tjetri.

Megjithëse shpesh përshkruhen si “baktere mishngrënëse”, ekspertët sqarojnë se ky është një emërtim jo i saktë shkencërisht. Këto baktere mund të shkaktojnë fasciit nekrotizues, një infeksion i rëndë që shkatërron me shpejtësi indet e buta të trupit dhe, në raste të caktuara, mund të çojë deri në amputim të gjymtyrëve.

Vibrio vulnificus infekton njerëzit kur plagët e hapura bien në kontakt me ujë detar të kontaminuar ose pas konsumimit të butakëve të pagatuar, veçanërisht gocave të detit. Rreziku është më i madh për personat me sëmundje të mëlçisë, diabet, sistem imunitar të dobësuar dhe të moshuarit. Sipas Qendrave Amerikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC), rreth një në pesë pacientë me infeksion të rëndë humb jetën brenda pak ditësh.

Ndërkohë, Streptococcus pyogenes përhapet përmes pikëzave të frymëmarrjes ose plagëve në lëkurë dhe, në format më të rënda, mund të shkaktojë sindromën e shokut toksik streptokoksik, e cila shoqërohet me shkallë të lartë vdekshmërie.

Të dhënat tregojnë se rastet janë shtuar në vende të ndryshme të botës. Në Shtetet e Bashkuara, që nga viti 1988 janë regjistruar mbi 2,600 infeksione dhe më shumë se 700 viktima nga Vibrio vulnificus, ndërsa në Japoni është shënuar rritje rekord e rasteve me infeksione të rënda nga Streptococcus pyogenes.

Edhe Evropa po përballet me rrezik në rritje. Pas një vere jashtëzakonisht të nxehtë në vitin 2018, numri i infeksioneve nga bakteret e gjinisë Vibrio u trefishua krahasuar me mesataren e viteve paraprake.

Qendra Evropiane për Parandalimin dhe Kontrollin e Sëmundjeve (ECDC) e ka cilësuar sezonin veror të vitit 2026 si periudhë me rrezik të lartë, ndërsa Mesdheu konsiderohet një nga rajonet më të cenueshme për shkak të ngrohjes së ujërave.

Sipas studiuesve, rritja e temperaturës së detit krijon kushte më të favorshme për shumimin e këtyre baktereve dhe zgjerimin e zonave ku ato mund të mbijetojnë.

Për këtë arsye, autoritetet shëndetësore u rekomandojnë personave me plagë të hapura të shmangin kontaktin me ujërat e detit në zonat me rrezik, ndërsa konsumatorët të mos konsumojnë butakë të pagatuar, veçanërisht gjatë muajve të verës.

Artikulli paraprakVetura përplaset me trenin në Drenas, dy persona dërgohen në QKUK
Artikulli i rradhës Vala e të nxehtit përfshin edhe Kosovën, Dr. Rushit Ismajli: Ndryshoni rutinën për të mbrojtur shëndetin

Ju sugjerojmë

Spanja dhe Zvicra dërgojnë ekipet e para të shpëtimit në Venezuelë

26/06/2026 Lajme

Hiqen nga tregu kekët me Nutella në Gjermani, dyshohet për copa metali

26/06/2026 Lajme

Rritet në 589 numri i viktimave në Venezuelë

26/06/2026 Lajme

IHMK: Rritje graduale e temperaturave gjatë 5 ditëve të ardhshme

26/06/2026 Lajme

AUV apel bizneseve dhe qytetarëve: Ruajeni ushqimin në mënyrë të sigurt, kontrolle të shtuara gjatë verës

26/06/2026 Lajme

Alarmante/ Mbi 35 mijë përdorues të drogave në Kosovë, mosha e fillimit zbret në 16 vjeç

26/06/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, PN, Prishtinë

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.