Dy persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e një aksidenti trafiku mes një veture dhe një treni, që ka ndodhur të enjten në Drenas.
Si pasojë e aksidentit, lëndime trupore kanë pësuar drejtuesi i veturës dhe një pasagjer.
Të dy janë dërguar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) për trajtim mjekësor.
-Gllogoc / 25.06.2026 – 08:38. Ka ndodhur një aksident në mes një veture dhe trenit, me drejtues meshkuj kosovarë. Përveç dëmeve të shkaktuara, lëndime trupore kanë pësuar dy persona (drejtuesi i automjetit dhe pasagjeri) të cilët janë dërguar në QKUK për trajtim mjekësor. Rasti është duke u hetuar.


