Një studim i kryer nga Spitali Universitar i Rennes në Francë tregon se disa barna të përdorura për diabetin tip 2, të quajtur agonistë të GLP-1, mund të ndihmojnë pacientët me hidradenitis suppurativa (HS) një sëmundje kronike e lëkurës që shkakton nyje dhe lezione të dhimbshme në sqetulla, ijë dhe pjesën e pasme të trupit.
Studimi përfshiu 66 pacientë me HS, shumica me mbipeshë ose diabet.
Pas gjashtë muajve trajtim me këto barna, rreth gjysma e pacientëve panë përmirësim të dukshëm të simptomave, shkruan MedicalXpress transmeton Gazeta Shneta.
Në fund të studimit, 62% e tyre raportuan ulje të dhimbjes dhe më pak shpërthime të sëmundjes.
Shkencëtarët shpjegojnë se efektet pozitive lidhen me humbjen e peshës, uljen e inflamacionit dhe ndihmën që barnat japin në shërimin e lëkurës.
Sipas autorëve, këto barna mund të jenë një mundësi premtuese për pacientët me HS dhe mbipeshë, ndërsa studime të mëtejshme janë të nevojshme për të konfirmuar rezultatet./Gazeta Shneta/


