Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Barnat për humbje peshe përmirësojnë shëndetin e zemrës, pavarësisht sasisë së peshës së humbur

Jetë 30/10/2025
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
barnat e diabetit
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Ndërsa përdorimi i medikamenteve GLP-1 për humbje peshe, si Wegovy dhe Ozempic, po bëhet gjithnjë e më i përhapur, studimet e reja po zbulojnë se përfitimet e tyre shtrihen përtej rënies në peshë.

Një studim i fundit, i botuar në revistën “The Lancet”, tregon se substanca semaglutide mund të ulë ndjeshëm rrezikun e sulmit në zemër, goditjes në tru dhe ngjarjeve të mëdha kardiake — madje edhe te personat që humbasin pak peshë gjatë trajtimit, shkruan burimi Medical News Today transmeton Gazeta Shneta.

Studimi pason kërkime të tjera të vitit 2023, të udhëhequra nga profesori i kardiologjisë në University College London, John Deanfield, ku u zbulua se semaglutide mund të reduktojë me rreth 20% rrezikun e ngjarjeve të rënda kardiovaskulare.

Rezultatet e reja forcojnë këto gjetje, duke treguar se përmirësimet në shëndetin e zemrës nuk varet vetëm nga pesha e humbur, por edhe nga vetë mekanizmi biologjik i barnave GLP-1.

Sipas profesor Deanfield, “këto medikamente ofrojnë përfitime për shumë sëmundje kronike përtej efektit të tyre në peshë, përfshirë sëmundjet e mëlçisë, veshkave, diabetin dhe disa sëmundje neurologjike si Parkinsoni.

Prandaj, ato nuk duhet të shihen thjesht si barna për humbje peshe, por si trajtime që përmirësojnë shëndetin e përgjithshëm.”

Këto rezultate nënvizojnë rëndësinë e GLP-1-ve si një klasë barnash me potencial të gjerë terapeutik, që mund të reduktojnë rrezikun kardiovaskular dhe të mbështesin shëndetin afatgjatë, pavarësisht sasisë së peshës së humbur. /Gazeta Shneta/

Artikulli paraprakUshtrimet fizike mund të ndihmojnë në zvogëlimin e simptomave depresive dhe ankthit
Artikulli i rradhës Pa buxhet të ri, kush do të mbetej pa para?

Ju sugjerojmë

Mundësi punësimi për infermierë në Holandë

21/07/2026 Jetë

Anglia do të ndalojë shitjen e pijeve energjike për personat nën 16 vjeç

19/07/2026 Jetë

SHBA-të miratojnë një vaksinë të re kundër pneumokokut për fëmijët me rrezik të lartë

19/07/2026 Jetë

Mbi 70 punonjës shëndetësorë infektohen me Ebola gjatë përballjes me shpërthimin në Republikën Demokratike të Kongos

19/07/2026 Jetë

Pse mushkonjat pickojnë disa njerëz më shumë se të tjerët?

19/07/2026 Jetë

Ekspertët shpjegojnë si ndikon vapa ekstreme në organizmin e njeriut

19/07/2026 Jetë
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.