Bashkëshortja e William Walker nuk ka pasur arrest kardiak, sikurse u raportua në media nga një deklaratë e kryeministrit në detyrë, Albin Kurti.
Gazeta Shneta ka biseduar me drejtoreshën e Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare në Viti, Dr. Vjollca Kadolli, e cila ka konfirmuar se nuk bëhet fjalë për arrest kardiak.
“Ka pasur hipertension. Është trajtuar dhe më pas është liruar në shtëpi në gjendje të mirë shëndetësore”, ka thënë Kadolli për Gazetën Shneta.
William Walker dhe bashkëshortja e tij po qëndrojnë në Kosovë me rastin e përvjetorit të masakrës në Reçak nga forcat serbe. /Gazeta Shneta/




