Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

BE dhe UNICEF dërgojnë ndihma emergjente në Kongon pas shpërthimit të Ebolës

Lajme 28/05/2026
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Bashkimi Evropian dhe UNICEF kanë dërguar 100 tonë ndihma humanitare në provincën Ituri të Republikës Demokratike të Kongos, për të mbështetur përballimin e shpërthimit të virusit Ebola.

Ndihmat përfshijnë barna esenciale, pajisje mbrojtëse personale, materiale për parandalimin e infeksioneve, trajtime për kolerën dhe malarien, si dhe tenda dhe pajisje të specializuara për emergjenca, shkruan burimi Euronews Health transmeton Gazeta Shneta.

Dërgesa u nis nga qyteti Liège në Belgjikë dhe pritet të ndihmojë rreth 100 mijë persona të prekur nga situata.

Sipas Komisioneres së BE-së për Menaxhimin e Krizave, Hadja Lahbib, ndihma do të jetë jetike edhe për miliona njerëz që varen nga asistenca humanitare, përfshirë mbi një milion persona të zhvendosur që jetojnë në dhjetëra kampe.

Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSh) e ka shpallur shpërthimin e fundit të Ebolasë, si emergjencë shëndetësore me shqetësim ndërkombëtar.

Lahbib paralajmëroi se situata përbën rrezik jo vetëm për Kongon, por edhe për vendet fqinje në rajon.

Aktualisht nuk ekziston as vaksinë dhe as trajtim specifik për këtë lloj virusi. Megjithatë, Bashkimi Evropian ka ndarë 7.4 milionë euro për zhvillimin e vaksinave dhe trajtimeve në bashkëpunim me OBSH-në, me synim përshpejtimin e testeve klinike.

Ekspertët evropianë theksojnë se rreziku i përhapjes së virusit në vendet e BE-së mbetet i ulët, pasi Ebola transmetohet vetëm përmes kontaktit të drejtpërdrejtë me lëngjet trupore të personave të infektuar. /Gazeta Shneta/

Artikulli paraprakPasiguria në punë dhe kushtet e vështira po i largojnë infermierët nga profesioni
Artikulli i rradhës Hapet aplikimi për subvencionimin e punëtorëve të sektorit privat

Ju sugjerojmë

OBSh: Evropa mbetet prapa në rregullimin e inteligjencës artificiale në spitale

20/07/2026 Lajme

Mediat në RMV: Mungesa e shenjave në autostradën e papërfunduar Shkup-Bllacë, fatale për tre kosovarët

20/07/2026 Lajme

AUV apel fermerëve të derrave: Rritni masat e biosigurisë për shkak të rrezikut nga Mortaja Afrikane e Derrave

20/07/2026 Lajme

Aksident i rëndë në Istog: Vdesin dy persona, tre të lënduar

20/07/2026 Lajme

13-vjeçari humb jetën gjatë festimeve të titullit botëror të Spanjës

20/07/2026 Lajme

Kanadaja ndalon përkohësisht hyrjen e udhëtarëve nga Kongo, pavarësisht kundërshtimit të OBSH-së

20/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.