Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

BE drejt digitalizimit të shëndetësisë: Belgjika dhe Estonia udhëheqin aksesin te kartelat elektronike

Lajme 23/02/2026
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Sipas raportit të fundit të Komisionit Evropian “Digital Decade 2025: eHealth Indicator Study”, shumica e vendeve evropiane kanë bërë përparim në aksesin te kartelat elektronike të pacientit (EHR), por nivelet e dijes dixhitale për shëndetin mbeten sfidë në disa vende.

Në 2024, mesatarja e BE-së për qasjen te EHR arriti 83 për qind, me Belgjikën dhe Estoninë që kanë arritur 100 për qind. Danimarka (98%), Lituania (95%), Malta (94%), Polonia (92%) dhe Norvegjia (91%) janë gjithashtu në krye të listës.

Ndërkohë, Irlanda qëndron në fund me vetëm 25 për qind, për shkak se nuk ka ofruar ende qasje online për të gjithë qytetarët, një situatë që pritet të ndryshojë me nisjen e një sistemi të ri kombëtar elektronik.

Raporti thekson gjithashtu rëndësinë e njohurive dixhitale shëndetësore. OECD zbulon se digital literacy mbetet e ulët sidomos te personat mbi 45 vjeç dhe ata me nivel më të ulët arsimor.

Për shembull, në Itali vetëm 9 për qind e të diplomuarve dhe 5 për qind e atyre me arsim të ulët kanë aftësi të mira dixhitale shëndetësore, ndërsa në Çeki shifrat janë respektivisht 53 dhe 41 për qind.

Ekspertët nënvizojnë se qasja e mirë te kartelat elektronike është thelbësore për zgjerimin e shërbimeve dixhitale, përfshirë konsultat online, duke mundësuar trajtim më të shpejtë, të sigurt dhe të koordinuar për pacientët.

Në fjalën e tij, David Novillo Ortiz nga WHO Europe thekson se vendet me sisteme të zhvilluara EHR dhe shkëmbim të dhënash mund të zgjerohen më lehtë në shërbime si telekonsultat./Gazeta Shneta/

Artikulli paraprak3 euro brenda 24-orëve qëndrimi pranë pacientit në QKUK, paguajnë edhe pensionistët
Artikulli i rradhës Tarifë 3 euro për përcjellësit e pacientëve, QKUK: Përjashtohen pacientët nën 15 vjet dhe ata me sëmundje maline

Ju sugjerojmë

Katër të lënduar nga përplasja e veturës me motoçikletë në Istog

22/07/2026 Lajme

Testi i drogës, Kadrijaj: Ka politikanë që e përdorin, shihen prej sjelljeve

22/07/2026 Lajme

Delegacionet nga Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi vizitojnë Kosovën për të mësuar modelin e Programit për Ndërhyrjen në Fëmijërinë e Hershme

22/07/2026 Lajme

Punësohen 25 anesteziologë të rinj, zbutet mbingarkesa në spitale

22/07/2026 Lajme

Shkelje të rënda të kushteve të punës, Inspektorati mbyll 6 kantiere ndërtimi në Fushë Kosovë dhe Prishtinë

22/07/2026 Lajme

Komunat kërkojnë ndihmë urgjente pas stuhisë: Dëmet mbi 1 milion euro në Suharekë, shtatë shkolla të dëmtuara në Malishevë

22/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.