Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Tarifë 3 euro për përcjellësit e pacientëve, QKUK: Përjashtohen pacientët nën 15 vjet dhe ata me sëmundje maline

Lajme 23/02/2026
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Qendra Klinike Universitare e Kosovës ka sqaruar vendosjen e tarifës për përcjellësit e pacientëve mbi moshën 15 vjeç, pas reagimeve në publik lidhur me detyrimin për të paguar 3 euro për natë gjatë qëndrimit në klinikat e institucionit.

Sipas QKUK‑së, pagesa prej 3 euro për natë zbatohet në të gjitha klinikat e QKUK‑së, por jo për të gjithë.

E nga QKUK, për Gazetën Shneta kanë sqaruar se masa zbatohet vetëm për përcjellësit mbi 15 vjeç, ndërsa përjashtohen plotësisht përcjellësit e pacientëve deri në 15 vjeç, si dhe ata që shoqërojnë pacientë me sëmundje malinje, pavarësisht se ku brenda QKUK-së janë të shtruar.

“ Qendra Klinike Universitare e Kosovës është duke vepruar në përputhje me dispozitat e Udhëzimit Administrativ nr. 03/2024, Shtojca 4, numër rendor 5. Sipas këtij udhëzimi, përcjellësit e pacientëve mbi moshën 15 vjeç janë të obliguar të paguajnë një tarifë prej 3 euro për natë gjatë qëndrimit në klinikat e QKUK‑së. Ky obligim zbatohet në të gjitha klinikat, me përjashtim të Klinikës së Onkologjisë dhe klinikave ku trajtohen pacientë me sëmundje malinje, pavarësisht se pacientët mund të jenë të shtruar në klinika të tjera brenda QKUK‑së. Përjashtim nga pagesa bëjnë gjithashtu përcjellësit e pacientëve nën moshën 15 vjeç.” ka thënë nga QKUK.

Tutje kanë shtuar se për pacientët me sëmundje kronike, menaxhmenti i QKUK‑së është duke zhvilluar disktutime të brendshme dhe ndërinstitucionale lidhur me çështjen e bashkëpagesave për këtë kategori.

E përsa i përket qëllimit të vendimit, nga QKUK ka thënë se taksa synon të reduktojë numrin e përcjellësve brenda klinikave dhe të krijojë një ambient më funksional.

“Qëllimi i kësaj mase është reduktimi i numrit të përcjellësve brenda klinikave, me synim përmirësimin e funksionimit normal të shërbimeve shëndetësore, ruajtjen e rendit, si dhe krijimin e një ambienti më të përshtatshëm për pacientët dhe stafin mjekësor.” thonë nga QKUK

Ndërkohë, lidhur me kushtet për përcjellës, QKUK ka përmendur edhe nevojën për hapësira të përshtatshme për të pritur, veçanërisht në rastet e trajtimit post‑operativ apo kur kërkohet kujdes i shtuar:

“Njëkohësisht, QKUK inkurajohet të sigurojë kushte minimale për përcjellësit e pacientëve, përfshirë vende për ulje dhe hapësira të përshtatshme, veçanërisht në klinikat ku pacientët janë në trajtim post‑operativ apo kërkojnë kujdes të veçantë. Theksojmë se bashkëpagesa për përcjellësit nuk zëvendëson në asnjë rrethanë kujdesin infermieror dhe shërbimet profesionale shëndetësore që u ofrohen pacientëve.” është theksuar nga QKUK./Gazeta Shneta/

Artikulli paraprakBE drejt digitalizimit të shëndetësisë: Belgjika dhe Estonia udhëheqin aksesin te kartelat elektronike
Artikulli i rradhës PRAK kundërshton tarifën për përcjellësit e pacientëve në QKUK dhe spitalet e përgjithshme

Ju sugjerojmë

Katër të lënduar nga përplasja e veturës me motoçikletë në Istog

22/07/2026 Lajme

Testi i drogës, Kadrijaj: Ka politikanë që e përdorin, shihen prej sjelljeve

22/07/2026 Lajme

Delegacionet nga Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi vizitojnë Kosovën për të mësuar modelin e Programit për Ndërhyrjen në Fëmijërinë e Hershme

22/07/2026 Lajme

Punësohen 25 anesteziologë të rinj, zbutet mbingarkesa në spitale

22/07/2026 Lajme

Shkelje të rënda të kushteve të punës, Inspektorati mbyll 6 kantiere ndërtimi në Fushë Kosovë dhe Prishtinë

22/07/2026 Lajme

Komunat kërkojnë ndihmë urgjente pas stuhisë: Dëmet mbi 1 milion euro në Suharekë, shtatë shkolla të dëmtuara në Malishevë

22/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.