Bashkimi Evropian ka njoftuar se do të dërgojë 200 milion doza të vaksinës COVID-19 në vendet me të ardhura të ulëta dhe të mesme.
Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, tha se BE “merr përgjegjësinë e saj për të ndihmuar botën të luftojë virusin, kudo”, shkruan Medical News Today përcjell Gazeta Shneta.
“Vaksinimi është thelbësor – kjo është arsyeja pse duhet të sigurohet hyrja në vaksinat COVID-19 në të gjithë botën”.
Përtej dhurimit të vaksinave, BE po ndihmon gjithashtu vendet afrikane të prodhojnë vaksina për të zvogëluar varësinë e tyre nga importet. /Gazeta Shneta/