Një familje unike ka një veti të veqantë, e cila është trashëguar nga ana e nënës. Duke u nisur nga stërgjyshja, që të katër gjeneratat e femrave në këtë familje, kanë një tufë flokësh të bardha që rriten përgjat ballit të kokës.
MilliAnne, është bebja 18 muajshe që ka të njejtën shenjë të lindjes si nëna dhe gjyshja e saj. Arsyeja pse kjo shenjë identifikuese është shfaqur tek kjo familje, është për shkak të dukurisë së quajtur Poliosis, e cila është rezultat i mungesës së pigmentit që i jep ngjyrë flokëve dhe lëkurës.
“Po shpresoja që edhe ajo t’i trashëgoj ato. Motra ime e vogël nuk i kishte trashëguar, dhe frikësohesha që edhe MilliAnna mos t’i ketë. Por, në minutin kur e mora në dorë pas lindjës, dhe e pashë që kishte trashëguar vetinë e veqantë të familjes, isha e lumtur për dy arsye njëkohësisht,” shprehet nëna e MilliAnna për Daily Mail. /Gazeta Shneta/