Ajo është nga ato nëna që duket se i bën të gjitha! Po flasim për këngëtaren Çiljeta Xhilaga e cila herë pas here na e pasqyron marrëdhënien e saj nënë e bir në Instagram.
Gjithashtu këngëtarja ka treguar gjithmonë në intervista se Fernando është një nga dashuritë më të mëdha të saj.
Ditën e sotme ajo ka publikuar një video ku duket se për të dita ka nisur në formën më të bukur.
Në të shihet vogëlushi i saj duke i rënë kitarës dhe bashkangjitur ajo ka shkruar: “Duke zgjuar mamin nga gjumi si një mariaçi me kitarë mbrapsht”.
Mesa duket Fernando e ka gjetur mënyrën se si ta surprizojë këngëtaren, ndaj dhe Çiljeta nuk ka nguruar ta ndajë me të gjithë këtë moment të veçantë.