Me datën 31 mars të vitit 2023 është hapur konkursi për drejtor i përgjitshëm në ShSKUK. Tashmë bëhet e ditur se kandidatët të cilët kanë plotësuar kritret për këtë pozitë neser do e mbajnë testin me shkrim. Testi do të mbahet në Sallën e Konferencave Kati II- të në Objektin e Administratës Qendrore në ShSKUK/QKUK.
Testi do të përmbajë gjithsej 12 pyetje, ku dy pyetje do të jenë në formë të esesë, ndërsa 10 pyetjet tjera pyetje me zgjedhje të shumëfishtë, shkruan Gazeta Shneta.
Kjo do të jetë faza e parë e testit, ndërsa faza e dytë dhe përfundimtare është intervista me gojë.
Kandidatët të cilët kanë plotësuar kriteret që t’i nënshtrohen testit për këtë pozitë janë:
- Basri Lenjani që ka qenë edhe ish drejtor i Emergjencës
- Zef Ndrejaj që është drejtori aktual në Klinikën e Gjinekologjisë
- Elvir Azizi ish-ekspert i jashtëm i Bankës Botërore për Ministrinë e Shëndetësisë.
- Haqif Gashi, zyrtar në administratën e SHSKUK-së si dhe
- Sanije Gashi
Kandidati i cili arrin më së shumti pikë në dy fazat e testimit do të konsiderohet kandidati fitues./Gazeta Shneta/




