Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Bekim Haxhiu: Bordi nuk guxoi ta shkarkojë Valbon Krasniqin

Lajme 28/07/2022
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Depudeti i PDK-së Bekim Haxhiu po pretendon se Bordi Drejtues nuk ka pasur guxim ta shkarkojë drejtorin e SHSKUK-së Valbon Krasniqin.

Sipas tij kjo ka ndodhur për shkak se auditori ka gjetur keqpërdorime të shumta në SHSKUK të cilat janë përgjegjësi e Bordit.

“Keqperdorimet, vjedhjet në blerjen e barnave, paisjet mjekësore e deri në transport të kufomave, prezantohen të argumentuara në raportin e auditimit për SHSKUK-n për vitin 2021. Për këto shkelje sa herë e kam ngritur zërin dhe asgjë nuk ndërmirrej. Përgjegjës për këtë sigurisht janë drejtori menaxhues dhe Bordi i SHSKUK-së”, ka deklaruar Haxhiu.

Haxhiu ka thënë se këto keqpërdorime kanë ndodhur në kohën kur Bordi udhëhiqej nga Agreta Gecaj-Gashi, e sipas tij tani Qeveria e ka shpërblyer me një pozitë tjetër në Bordin e Fondit të Sigurimeve Shëndetësore.

Reagimi i plotë i Haxhiut:

Dje nuk guxuan ta shkarkojnë Dr Valbon Krasniqin, të shohim si do shkoj sot?!
Pas publikimit të raportit të auditimit nga Zyra Kombëtare e Auditimit për SHSKUK, e ku janë gjetur keqpërdorime të shumta, dje në media doli lajmi se do të shkarkohet drejtori i SHSKUK-së Dr.Valbon Krasniqi.

Zyra Kombëtare e Auditimit ka gjetur keqpërdorime edhe më shumë se sa ne dhe mediat i kemi prezantuar në opinionin publik.
Keqperdorimet, vjedhjet në blerjen e barnave, paisjet mjekësore e deri në transport të kufomave, prezantohen të argumentuara në raportin e auditimit për SHSKUK-n për vitin 2021. Për këto shkelje sa herë e kam ngritur zërin dhe asgjë nuk ndërmirrej.
Përgjegjës për këtë sigurisht janë drejtori menaxhues dhe Bordi i SHSKUK-së.

Sipas raportimeve të mediave Bordi i SHSKUK-së dje bëri përpjekje që përgjegjësinë t’ia faturoj vetëm të Dr. Valbon Krasniqit dhe ta shkarkojnë atë, por siç duket Bordit diçka i hasi sharra në gozhdë, pasi dr.Krasniqi ka njohuri dhe të dhëna konkrete të keqpërdorimit dhe keqmenaxhimit nga ana e Bordit të SHSKUK-se dhe përgjegjës për shkeljet po e bën Bordin.

Raporti i Auditimit ka prezantuar keqpërdorime për vitin 2021 për periudhën kohore, kur Bordi i SHSKUK-së udhëhqej nga Dr.Agreta Gashi, e cila përkundër keqpërdorimeve të prezantuar nga Zyra e Auditorit të Përgjithshëm është shpërblyer nga Qeveria Kurti me pozitë në Bordin e Fondit të Sigurimeve Shëndetësore.
E tash shkarkojeni Dr. Valbonin dhe Bordin, nëse guxoni?!
Të bashkangjitur e gjeni Raportin e Auditorit të Përgjithshëm për SHSKUK-n.

Artikulli paraprakÇfarë ndodhi dje në mbledhjen e Bordit Drejtues të SHSKUK-së
Artikulli i rradhës COVID-19, mbi 90 pacientë janë duke u trajtuar në ShSKUK

Ju sugjerojmë

Katër të lënduar nga përplasja e veturës me motoçikletë në Istog

22/07/2026 Lajme

Testi i drogës, Kadrijaj: Ka politikanë që e përdorin, shihen prej sjelljeve

22/07/2026 Lajme

Delegacionet nga Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi vizitojnë Kosovën për të mësuar modelin e Programit për Ndërhyrjen në Fëmijërinë e Hershme

22/07/2026 Lajme

Punësohen 25 anesteziologë të rinj, zbutet mbingarkesa në spitale

22/07/2026 Lajme

Shkelje të rënda të kushteve të punës, Inspektorati mbyll 6 kantiere ndërtimi në Fushë Kosovë dhe Prishtinë

22/07/2026 Lajme

Komunat kërkojnë ndihmë urgjente pas stuhisë: Dëmet mbi 1 milion euro në Suharekë, shtatë shkolla të dëmtuara në Malishevë

22/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.